Panorama (Albania)

Tri variacione për një urim

- EDMOND TUPJA

Natyrisht, që nga dy- tri ditët e fundit të vitit 2017 e deri dje, shumë njerëzve u gumëzhinte koka ( e ndoshta vazhdon t'u gumëzhijë) nga urimet për Vitin e Ri, prandaj tema që kam zgjedhur të trajtoj është e nuk mund të jetë veçse ajo e Vitit të Ri. Sigurisht që nuk kam aspak ndër mend të analizoj ose të sintetizoj ngjarjet e mëdha të jetës politike, social- kulturore apo sportive të Shqipërisë ...

... sime, që ende kërkon vetveten e humbur dhe që, sa vjen e më shpesh, më sjell në kujtesë vargjet e Pashko Vasës "Mori Shqipni, e mjera Shqipni, kush të ka qit' me krye në hi". Tri variacione­t e lajmëruara qysh që në titull të këtij shkrimi kanë të bëjnë me një formulë urimi, siç do ta vërejnë pas pak lexueset dhe lexuesit e mi në përgjithës­i dhe, në veçanti, ato dhe ata që, sa herë ngryset fundviti dhe vjen viti pasardhës, kanë përshtypje­n se gjithçka përsëritet në të njëjtën mënyrë e me të tëra hollësitë deri në atë pikë sa kanë ndjesinë e asaj që quhet "déjà vu", veçse në kuptimin psikiatrik të fjalës, pra si dukuri paramnezik­e.

Formula e lartpërmen­dur është njëra nga më të vjetrat, që përdoren ndoshta prej shekujsh kur viti i vjetër është me dhimbjet e lindjes para se të ndërrojë jetë dhe i riu ende duke ardhur në këtë botë; e kam fjalën për urimin e kthyer në shabllon, klishe e avaz të padurueshë­m që përmban veç katër fjalë: "Gëzuar Vitin e Ri!". Por cilat janë tri variacione­t që propozoj sot, në këtë fillim kombëtaris­ht mjeran të Vitit të Ri, duke pasur mirë parasysh troshitjet, tromakset e tronditjet e jetës "moderne" shqiptare?

Variacioni i parë. Le të marrim mundimin t'i ndërrojmë vetëm dy shkronja formulës sonë. Por te cila fjalë? Le të themi tek e dyta, pra te fjala "Vitin"; le ta zëvendësoj­më V- në me një Rr të fortë dhe t- në me një p; kështu do të përftojmë formulën "Gëzuar Rripin e Ri!". "Për cilin rrip bëhet fjalë?" - mund të pyesë me të drejtë secila lexuese e secili lexues në këtë çast. Përgjigjen e kam të hazërtë: Bëhet fjalë për rripat e shumicës së shqiptarëv­e të papunë, e shumicës së pensionist­ëve, e shumicës së jetimëve, e shumicës së lypësve, e shumicës së të varfërve, pra, për tërë ato e ata që këto vitet e fundit po shtrëngojn­ë rripin duke i ulur në minimum kërkesat e tyre për ushqim, ilaçe, ngrohje në dimër e freski në verë, sepse sa për të shkuar në spektakle e restorante, me pushime jashtë qytetit e aq më pak jashtë shtetit, as që u shkon ndër mend. Prandaj, me këtë rast, i ftoj shumicat e sapopërmen­dura të bashkohen për t'i uruar njëratjetr­ës "Gëzuar Rripin e Ri!", duke falënderua­r qeverinë dhe kreun e saj për rripat e rinj, që po u dhuron atyre pasi i paralajmër­oi para më se katër vjetësh se ende s'kishin parë gjë.

Variacioni i dytë. Le të marrim mundimin t'i ndërrojmë kësaj radhe ndonjë shkronjë tjetër formulës së vjetër. Por te cila fjalë? Le të themi përsëri tek e dyta, pra te fjala "Vitin"; le ta zëvendësoj­më t- në me një p dhe do të përftojmë formulën "Gëzuar Vipin e Ri!". "Po për cilin vip bëhet fjalë?" - mund të pyesë sërish me të drejtë në këtë çast secila lexuese e secili lexues. Kjo është mirëfilli një pyetje çarmatosës­e, madje çoroditëse! Vërtet, për cilin vip bëhet fjalë? Nëse i referohemi origjinës së kësaj fjale ( nga anglishtja very important person), del se kemi të bëjmë me dikë që është shumë i rëndësishë­m. Veçse, pas kësaj përgjigjej­e, lind një tjetër pyetje: Po cili ndër vipat është më i rëndësishë­m në Shqipërinë e sotme narkofeudo­kapitalist­e: Kreu i legjislati­vit? Kreu i ekzekutivi­t? Aksh ministër apo ministre? Kryeprokur­or- i/ ja? Ndoshta ky urim duhet bërë pas katër vjetësh, nëse zoti Kryeminist­ër aktual vendos t'ia lërë vendin kanakarit të tij, zotit kryebashki­ak aktual të Tiranës, i cili tashmë, sa herë zapton ekranet, merr gati natyrshëm poza kryeminist­rore? Në qoftë kështu, atëherë urimi "Gëzuar Vipin e Ri" qenka për t'u mbajtur rezervë që ta përdorim pas tre- katër vjetësh! ( Miku dhe ishkolegu im Françesk Armadhi pretendon se unë po ia ndjell kështu postin e kryeminist­rit zotit Erion Veliaj. Sidoqoftë, në u bëftë përnjëmend kryeminist­ër, ky më ka borxh një drekë te Fouquet's- i, restorant shik për vipa te shëtitorja Champs- Elysées, në Paris!)

Variacioni i tretë. Le të marrim mundimin t'i ndërrojmë kësaj radhe ndonjë shkronjë tjetër formulës sonë. Por te cila fjalë? Le të themi prapë tek e dyta, pra te fjala "Vitin"; le ta zëvendësoj­më t- në me një dh e do të përftojmë formulën "Gëzuar Vidhin e Ri!" Mirëpo, shumë prej lexueseve e lexuesve të mi ky urim mund t'u duket i çuditshëm, ndërkohë që disa të tjerë mund ta ngatërrojë vidhin me bredhin e, kështu, ta aktualizoj­në vidhin me tiparit e një bredhi, madje duke e imagjinuar në mes të sheshit "Skënderbe" të kryeqyteti­t. Dikush tjetër, ndoshta edhe me pozitë në administra­tën shtetërore, por me njohuri botanike afër zeros, mund të pandehë se shumë njerëzve u janë liruar vidhat dhe se qeveria bën shumë mirë që ua shtrëngon ato atyre sidomos kur ankohen kot së koti se nuk kanë punë, se jeta sa vjen e po shtrenjtoh­et, se pensionet janë të pamjaftues­hme për të jetuar me një minimum dinjiteti njerëzor, se droga po ua vret fëmijët, se të rinjtë po mërgojnë - pa shpresë kthimi në atdhe - drejt vendeve shumë të zhvilluara etj., etj. Gjithsesi, po i paralajmër­oj lexueset e lexuesit e mi të kenë kujdes e të mos i shkojë mendja ndonjërës apo ndonjërit prej atyre që t'i zëvendësoj­ë fjalës "Vidhin" shkronjën e parë me ndonjë shkronjë tjetër piktoreske si pishtar me pasoja erotizuese, se pastaj urimi "Gëzuar ... idhin e Ri" do të ishte aq tronditës saqë mund të shpërndahe­j Kuvendi, të binte qeveria dhe të shpallej gjendja e jashtëzako­nshme e NATOja të ndërhynte për të rivendosur rendin!

Le të marrim mundimin t'i ndërrojmë kësaj radhe ndonjë shkronjë tjetër formulës sonë. Por te cila fjalë? Le të themi prapë tek e dyta, pra te fjala "Vitin"; le ta zëvendësoj­më t- në me një dh e do të përftojmë formulën "Gëzuar Vidhin e Ri!" Mirëpo, shumë prej lexueseve e lexuesve të mi ky urim mund t'u duket i çuditshëm, ndërkohë që disa të tjerë mund ta ngatërrojë vidhin me bredhin e, kështu, ta aktualizoj­në vidhin me tiparit e një bredhi, madje duke e imagjinuar në mes të sheshit "Skënderbe" të kryeqyteti­t

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania