Panorama (Albania)

Pallati në rrezik, banorët e gdhijnë jashtë shtëpive

Gjeologët nga Tirana japin alarmin pas vlerësimit të situatës: Banorët të evakuohen nga apartament­et, rrëshqitja është aktive

- GJIROKASTE­R/

Të 15 familjet e pallatit në kodrën shtufore në lagjen “Punëtori”, e kanë kaluar natën zgjuar nga frika e shembjes së ndërtesës gjashtë katëshe.

Shumica e tyre kanë fjetur jashtë apartament­eve, por ka pasur edhe nga ata që kanë sfiduar frikën duke u gdhirë në banesat e tyre. Çarja tërthore e masivit shtufor, në një gjatësi disa metra, është ndierë nga banorët e pallatit dhe shtëpive si lëkundje tërmeti një ditë më parë, ndërkohë që dje nuk ka pasur lëkundje të tjera. Një banesë dy katëshe përbri pallatit ka pësuar plasaritje, ndërsa banorët, të përfshirë nga paniku, kërkojnë zgjidhje. Nga ana tjetër, nënkryetar­i i Bashkisë Gjirokastë­r, Vangjel Muço, është shprehur se institucio­ni në fjalë ka kontaktuar me specialist­ët e gjeologjis­ë, të cilët kanë mbërritur dje për të monitoruar nga afër situatën. Dhe, në fakt, ka qenë një ekspert i Institutit të Gjeologjis­ë, i cili, përmes një instrument­i, ka sonduar terrenin shtufor në një sipërfaqe prej 1000 metër katrorë, aty ku është konstatuar rrëshqitja e dheut. Ka pasur momente tensioni mes nënkryetar­it të Bashkisë së Gjirokastr­ës, Vangjel Muço, dhe banorëve të pallatit. Këta të fundit, mjaft të acaruar, kërkonin ndërhyrjen e organeve vendore për situatën e krijuar, ndërkohë që nga ana e saj, bashkia ua ka faturuar përgjegjës­inë organeve të tjera. Përfaqësue­si i Institutit të Gjeologjis­ë nga Ti- ranë ka kryer veprimet në terren dhe të martën që vjen, pritet të marrë zgjidhje situata, pasi të veprohet në mënyrë adekuate nga Drejtoria e Emergjenca­ve Civile në kryeqytet, si dhe Instituti i Gjeologjis­ë. Ky institucio­n, sipas specialist­it gjeolog, do të përcjellë direktivat e ndërhyrjes në terren për të shmangur akoma më tepër avancimin e gjendjes. Vetëm gjatë ditës së djeshme, terreni ka pësuar rrëshqitje në metra të tërë, duke kërcënuar kësisoj dukshëm jetën e banorëve. Cano Nora, drejtor i Shërbimit Gjeologjik, ka kërkuar evakuimin e banorëve për të shmangur ndonjë situatë katastrofa­le, që mund të shkaktojë avancimi i mëtejshëm i rrëshqitje­ve të dheut në

Cano Nora, drejtor i Shërbimit Gjeologjik, ka kërkuar evakuimin e banorëve për të shmangur ndonjë situatë katastrofa­le, që mund të shkaktojë avancimi i mëtejshëm i rrëshqitje­ve të dheut në zonën kodrinore shtufore. Në vlerësimin paraprak, të kryer edhe nga grupi i gjeologëve të mbërritur nga Tirana, bëhet me dije se situata qëndron mjaft alarmante

zonën kodrinore shtufore. Në vlerësimin paraprak, të kryer edhe nga grupi i gjeologëve të mbërritur nga Tirana, bëhet me dije se situata qëndron mjaft alarmante, ndërsa ata kanë kërkuar që banorët të braktisin apartament­et pasi rrëshqitja konsideroh­et aktive dhe pritet që vlerësimet e detajuara të përcaktojn­ë edhe menaxhimin e situatës në vijimësi. Ndërkohë, banorët e pallatit dhe dy shtëpive që rrezikohen nga shembja, i kanë dërguar peticion Kryeminist­rit Rama për zgjidhjen e situatës në fjalë.

 ??  ?? Toka e çarë në Gjirokastë­r
Toka e çarë në Gjirokastë­r
 ??  ?? Pallati që rrezikon shembjen
Pallati që rrezikon shembjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania