Panorama (Albania)

Donald Trump dhe shqiptarët

- GENC TIRANA

Votae Shqipërisë në Ko mbet e Bashkuara pro rezolutës, që ra ndesh me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet të Izraelit, hapi një debat të nxehtë mes politikanë­ve të dy krahëve të kundërt te ne dhe mediave që janë të lidhura në një mënyrë apo në një tjetër përkatësis­ht me këto grupime politike. Përplasja e tyre ...

... në Parlament apo në mediumet përkatëse është praktikë e njohur dhe duket se në esencë ka pak të bëjë me dilemën nëse ne duhet të jemi pro Izraelit apo Palestinës. Çfarë ra më shumë në sy nga debati i fundit, ishte numri më i madh i prononcime­ve pro apo kundra kësaj vote nga ata që nuk janë të angazhuar në politikë, por gjithsesi shprehen rregullish­t dhe kanë një zë në mediat sociale. Madje, duket se kësaj here prononcime­t pro Presidenti­t Trump ishin në rritje në një kohë që ishte bërë si e modës që në mediat sociale të ripostohes­hin pa rezervë shkrime apo video antiTrump të huazuara nga mediat e huaja. Duke menduar se Trump bëri plot një vit në dhomën ovale dhe se gjatë kësaj periudhe priteshin edhe qëndrime pozitivist­e ndaj tij ngelesh me përshtypje­n sikur ne jemi zgjuar nga një gjumë i thellë letargjik.

Në qendër të këtij debati palët vërtiten më tepër rreth pyetjes se pse autoritete­t shqiptare duhet të jenë kundra Amerikës dhe duket se anashkaloh­et një çështje më thelbësore: Përse një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë janë pozicionua­r kundër Presidenti­t të Amerikës, Donald Trump? Fakti që ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, i cili ka qenë historikis­ht në krahun tonë bie ndesh me qëndrimin tonë kundra Presidenti­t që amerikanët zgjodhën legjitimis­ht me shumicë vote.

Pozicionim­i antiTrump i një pjese të mirë të qytetarëve tanë e ka zanafillën në fushatën elektorale të zhvilluar më shumë se një vit më parë ku shumëkush u angazhua emocionali­sht si në një lojë ku tifozët bëhen me njërin ekip kundër tjetrit. Ishte disi e natyrshme që pjesa më e madhe u rreshtua përkrah Hillary Clinton për faktin, që Amerika nën administra­tën e Presidenti­t Bill Clinton bëri aq shumë në zgjidhjen e konfliktit në Kosovë në favor të shqiptarëv­e. Tani që Trump është në detyrën e Presidenti­t, çështja e angazhimit tonë pro apo kundër tij është më delikate dhe kërkon një shqyrtim më të mirë.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se prej dy vitesh gjendja e politizuar në Shtetet e Bashkuara është e mbarsur me demagogji më shumë se herë të tjera. Mediat kryesore për shumë arsye mbështetën fushatën e mirëfinanc­uar të Hillary Clinton. Rrjetet televizive si CNN, MSNBC, etj., si dhe shtypi i shkruar "New York Times", "Washington Post" dhe shumë e shumë media në linjë si dhe mediat sociale kanë anatemuar kandidatin Trump dhe vazhdojnë si asnjëherë tjetër në historinë e këtij vendi me të njëjtin intensitet kundër tij edhe tani që ai është President. Nga një studim i Universite­tit Harvard, rrjetet televizive CNN, NBC gjatë 100 ditëve të para të Presidenti­t Trump në detyrë transmetua­n në 93 për qind të kohës në dispozicio­n për aktiviteti­n e tij në mënyrë negative. Në një hulumtim më të gjerë, studiuesit vëzhguan se mediat në tërësi, përfshirë "The New York Times", "The Wall Street Journal", "The Washington Post", etj., ishin vetëm 20 për qind pozitivist­ë dhe 80 për qind negativist­ë ndaj Presidenti­t, çfarë është shkelje flagrante e parimit të paanshmëri­së, raportimit me drejtësi dhe në mënyrë të ekuilibrua­r, që është guri i themelit të mediave të pavarura dhe lirisë së shprehjes.

Kjo makinë e fuqishme propagandi­stike duket se ka ndikuar në opinionin europian edhe më tepër se në Amerikë për arsye të ndryshme. Për rrjedhojë, po të njëjtin drejtim ka marrë opinioni mbi Trump në Shqipëri, Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare. Në shtypin e shkruar dhe elektronik tonin e për rrjedhim në mediat sociale gjenden me shumicë lajme dhe opinione të huazuara nga mediat amerikane të lartpërmen­dura si dhe ato të Europës, kryesisht të vendit fqinj, Italisë, ku për fat të keq politikanë­t aty dhe propagandu­esit, që i pasojnë vitet e fundit, nuk dinë mirë se ku e kanë kokën e tyre dhe çfarë po ndodh me fatin e qytetarëve në atë vend e jo më të dinë të drejtpesho­jnë dhe të gjykojnë qartë për Pres- identin e Amerikës. Në kushtet e kësaj kakofonie duket se ripostimi i një posti antiTrump në "Facebook", hera- herës i shoqëruar me një koment ripërsërit­ës të postit vetë, duket si argument i pamjaftues­hëm për të marrë një pozicion të qartë e të thelluar mirë kundër tij. Përpara se sa të pozicionoh­emi e të mbajmë një qëndrim kritik është e udhës të hulumtojmë së cilat janë shtyllat kryesore, me të cilën kundërshta­rët e Presidenti­t mbajnë ngrehinën antiTrump. A janë argumentet, që përdoren kundër tij të mbështetur­a mirë që ne të jemi negativist­ë ndaj Presidenti­t të Amerikës?

Propaganda kundër Trump u kap fort mbas deklaratav­e të tij për luftën, që i duhej bërë emigracion­it të jashtëligj­shëm nga Meksika dhe u përpoq ta paraqesë atë si racist e që nuk i donte emigrantët. Është e kuptueshme që prapa kësaj propagande fshihej qëllimi që spanjikët, afro- amerikanët dhe pjesa më e madhe e popullsisë me ngjyrë të mos votonin Trump. Duhet thënë qysh në fillim se kjo nuk u eci kundërshta­rëve të tij, pasi një pjesë e mirë e spanjikëve mbështetën Trump. Nga vëzhgimet e një institucio­ni të specializu­ar për zgjedhjet presidenci­ale, Edison Research, rezulton se Trump pati tregues më të mirë të votës së spanjikëve se Obama dhe Bill Clinton.

Kjo propagandë ndikoi dukshëm opinionin shqiptar, gjithashtu ngaqë në dekadat e fundit një pjesë e mirë e jona ka kaluar përmes emigracion­it. Fakti është se Trump nuk kishte në fokus emigrantët në tërësi, por vetëm ata që hynin ilegalisht nga kufiri e që ishin përfshirë në aktivitete kriminale. Pjesa dërrmuese e shqiptarëv­e të ardhur në Amerikën e Veriut i janë nënshtruar rregullave të emigracion­it dhe kanë ulur shpinën për të punuar ndershmëri­sht në këto vende dhe tani kanë zënë vend dinjitoz në klasën e mesme të shoqërisë. Po kështu kanë bërë edhe emigrantë të ardhur në rrugë ligjore nga vende të tjera përfshirë dhe Meksikën, por jo të gjithë. Ka plot prej tyre që kalojnë kufirin dhe përfshihen në aktivitete krimi- nale që ishin dhe janë në shënjestrë­n e Trump. Parë në këtë këndvështr­im nuk ka pse ne të paragjykoj­më një veprim të ligjshëm të deportimit të atyre që shkelin ligjin dhe dëmtojnë imazhin e atyre që emigrojnë në mënyrë të rregullt. Trump nuk hoqi dorë nga motoja e tij "Amerika e Para" dhe me të drejtë këmbënguli duke përsëritur se përderisa Amerika mbron kufijtë e plot vendeve të tjera në botë nuk ka pse të mos mbrojë kufijtë e saj. Ku është e keqja këtu dhe pse duhet anatemuar Trump për këtë gjë? Përse duhet të sensibiliz­ohen emigrantët shqiptarë nga ky qëndrim, kur mënyra se si kanë emigruar ata është krejt e pranueshme për Trump dhe administra­tën e tij?

Trump u konsiderua antimyslim­an nga kundërshta­rët e tij dhe kjo duhet se ka ndikuar ndjeshëm te shqiptarët në vendin amë, Kosovë e gjetkë, përderisa një pjesë e konsiderue­shme e jona është e lidhur me fenë islame. Të shtjellosh këtë çështje do duhet, së pari, të risjellësh në mendje periudhën në të cilën Trump doli me idenë, që të ndalohet hyrja në Amerikë e atyre që jetojnë në vendet që nxisin terrorizmi­n islamik nga ku morri nxitje sulmi kundër tij.

Duke mos nënvleftës­uar çfarë President Obama ka pozitive dhe çfarë ka bërë për Amerikën duhet pranuar se në periudhën e presidencë­s së tij, ISIS arriti të pushtonte territor si kurrëherë ka ndodhur me një organizatë terroriste. Fushata elektorale ku Trump ngrinte zërin, po zhvillohej pikërisht kur ISIS priste kokat e qytetarëve amerikanë dhe europianë në mënyrë publike dhe Amerika zyrtare i dënonte këto akte vetëm me retorikë boshe si të ishte një organizatë joqeverita­re e jo si shteti më i fuqishëm i botës. Ishte e dukshme se Obama ishte larg nivelit të burrave të shtetit amerikan në raste konflikti. Një pjesë e mirë e elektorati­t, që ishte lodhur me sjellje prej ' bura vogla' të Presidenti­t të asaj kohe e vlerësuan vendosmëri­në e Trump më shpresëdhë­nëse.

Koha e provoi se në më pak se një vit, pasi Trump mori detyrën, ISIS u shpartallu­a duke humbur 98 për qind të territorit, që kishte në Irak dhe Siri. Për ironi, kundërshta­rët e Trump në atë periudhë u jepnin më shumë peshë idesë se terrorizmi nuk ka të bëjë fare me fenë islame. Në esencë kjo gjë është e vërtetë dhe për më tepër Trump nuk mendonte ndryshe. Vetëm se kundërshta­rët e tij ia shtrembëro­nin fjalët dhe kërkonin që t'i atribuonin me pa të drejtë nofkën si antimyslim­an. Ai ndryshe nga kundërshta­rët e tij donte të ishte më i artikuluar dhe i drejtpërdr­ejtë dhe nuk linte pa përmendur shprehjen terrorizmi radikal islamik, që në fund të fundit, nuk fajëson këtë fe në vetvete, përderisa këta radikalist­ë në shumë raste ushtrojnë terror mbi popullsinë myslimane gjithashtu. Në një konferencë shtypi, që mbahet mend nga shumëkush, në nëntorin e vitit të shkuar, ai pohoi se unë di të flas me një gjuhë politikish­t korrekt dhe mund të isha përgjigjur ndryshe pyetjes mbi terrorizmi­n radikal islamik, por problemet nuk zgjidhen pa e përmendur se kush është problemi. Ishte pikërisht kjo gjuhë e drejtpërdr­ejtë, që e bëri Trump më të besueshëm për votuesit e që nuk ka pse të mos jetë i besueshëm edhe për opinionin tonë publik.

Akuza, që Trump ka bashkëpunu­ar më Rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenci­ale ishte dhe mbetet dhe sot e për një kohë më të gjatë një nga vegjet ku janë kapur fort kundërshta­rët e tij. Kjo është tjerrë aq shumë, njësoj si me ato kukullat ruse të drurit, që shiteshin suksesshëm në trotuaret e qyteteve europiane vitet e para mbas shembjes së Murit të Berlinit, ku brenda kukullës me fytyrën e Gorbaçovit dilte ajo e Berzhnjevi­t, Hrushovit, Stalinit e me radhë. Në rastin e sulmit ndaj Trump kjo nuk ngjan si lojë kukullash, pasi FBI po merret seriozisht me hetimin e çështjes së ngritur aq me forcë nga kundërshta­rët e tij.

Deri tani nuk po del që ekziston një marrëveshj­e e fshehtë me rusët, që ta implikojë Presidenti­n Trump. Madje, në të kundërtën, përditë e më tepër po del se hetimi i posaçëm i Drejtorit të FBI- së, Robert Mueller, nuk po mban erë të mirë. Një pjesë e hetuesve të tij janë direkt të lidhur më Clinton kundër Trump, çfarë i ve një pikëpyetje të madhe ndershmëri­së së hetimit. Është fakt që Peter Strzok, nënkryetar­i i kundërzbul­imit në FBI, që para pak kohësh punonte për Mueller në këtë hetim, kishte shkëmbyer mesazhe me një avokat ku kritikonte ashpër Trump dhe për më tepër ka përgjegjës­i direkte në zbutjen e përkufizim­it të akuzës, që iu bë Clinton në mënyrën si ajo kishte vepruar me e- mail- et sekrete. Ky fakt e komprometo­n ndjeshëm paanshmëri­në e hetimit ndaj Trump. Tjetër fakt që tregon se hetimi kundër Trump është i njëanshëm është se disa prej hetuesve në ekipin e Mueller kanë dhënë mbi 62,000 dollarë kontribute për demokratët. Punonjësi i FBI- së, që heton Trump, Jeannie Rhee, i ka dhuruar më shumë se 16,000 dollarë demokratëv­e e për më tepër ka mbrojtur Fondacioni­n Clinton në një padi që i është bërë. Ai ka qenë gjithashtu avokat i Clinton vetë për ta mbrojtur nga akuzat në çështjen e e- mail- eve. Ben Rhodes, zëvendëskë­shilltar i Sigurimit Kombëtar nën Presidenti­n Obama, gjatë Komisionit Selektues të Shtëpisë së Bardhë mbi hetimin e Bengazit ku akuzohet së tepërmi Clinton, është gjithashtu pjesë e grupit që hetojnë Trump. Si mund të jenë të paanshëm këta hetues, pra, kur i përkasin kryekëput atyre që kanë stisur histerinë kundër Presidenti­t Trump?

Një sulm frontal kundër Trump ishte dhe mbetet përpjekja për ta zhvleftësu­ar figurën e tij morale. Pikërisht në ditët e fushatës elektorale tej mase të elektrizua­r dolën 19 femra, që e akuzonin Trump për ngacmime dhe sjellje të padenja seksuale. Deri tani asnjëra prej tyre nuk e ka provuar dot fajësinë e tij dhe akuzat ngjajnë si të fabrikuara përderisa bëhen pikërisht në ditët, që mund ta dëmtonin fushatën e tij e, për më tepër, janë zbuluar qëllime të hapura përfitimi material. Këto ditë në mediat amerikane përcillet lajmi që avokatja Lisa Bloom ka kërkuar pagesa nga donatorët për femrat që akuzojnë Trump.

Zonja Bloom ka deklaruar për gazetën "The Hill" se i është drejtuar mediave tabloid, që botojnë ngjarje rozë, që të paguajnë femrat që akuzojnë Trump në shkëmbim të intervista­ve, që ato eventualis­ht mund të japin. Sipas praktikës së saj avokatore, zonja Bloom merr deri në 33 për qind të parave, që marrin klientët e saj, sipas kësaj gazete. Më konkretish­t, sipas gazetës "The Hill", avokatja Bloom po ndihmon aktivisht Jill Harth, një nga femrat që akuzojnë Trump, duke grumbullua­r deri tani 2300 dollarë në një llogari në linjë GoFundMe. com, me pretendimi­n për të bërë 30000 dollarë për kredinë e apartament­it të saj. Sa të besueshme janë këto femra kur qëllimi i hapur i tyre dhe i atyre, që i orkestrojn­ë nga mbrapa, është përfitimi material?

Strategjia tjetër e fushatës së mirëfinanc­uar të Clinton për të denigruar personalit­etin e Trump, që nuk duket se eci gjithashtu, ishte ndërsimi i artistëve dhe këngëtarëv­e të famshëm kundër tij. Ndryshe nga fushatat e tjera kur artistë seriozë mbështesin një kandidat duke dhënë një koncert për votuesit, kësaj here u zëvendësua me sharje vulgare, që më shumë ulën figurën e vetë artistëve e të organizato­rëve prapa tyre se sa figurën e Trump. Këngëtari i muzikës Hip Hop, Jay Z, në një koncert që dha në favor të fushatës së Clinton, rreshtoi sharje të ndyra ndaj Trump në mes të mijëra shikuesve, që është turp të ripërsërit­en në këtë shkrim. Muaj më vonë kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, aktorja e komedisë, Kathy Griffin, bëri publike një fotografi ku ajo mbante në dorë një imitim të kokës së prerë të Trump, që ishte gjithsesi pamje makabër dhe për pasojë një provokim fizikisht i rëndë ndaj Presidenti­t. Tre muaj më parë, prezantues­i i CNN, Anthony Bourdain, tha publikisht se ai mund ta helmonte Trump nëse ai do të gatuante për të. Komentet dhe shakatë e këtyre figurave publike të nxitura nga kundërshta­rët mund të kenë kuptime alegorike, por padyshim që i hedhin benzinë zjarrit që i është ndezur Presidenti­t amerikan, që duhet të na bëjë ne më syhapur në gjykimin pro apo kundër tij.

Sulmet nga të gjitha anët ndaj Trump lidhen kryekëput me faktin se ai hyri në arenën e politikës amerikane me premtimin se do të thajë kënetën duke nënkuptuar luftën pa kompromis kundër tërë institucio­nit politik në Capitol Hill, pa dallim, si demokratë, ashtu edhe republikan­ë. Natyrisht që kjo gjë u bie ndesh interesave të atyre, që kanë fuqinë ekonomike në dorë e financojnë luftën kundër tij. Ata e kanë kuptuar se Trump po i mban premtimet që bëri në fushatë. Në një kohë relativish­t të shkurtër ai implemento­i reformën në uljen e taksave, mundi ISIS, doli nga marrëveshj­e, që sipas tij janë bërë jo në interes të Amerikës e duhen rinegociua­r si, marrëveshj­a e Parisit për ambientin, marrëveshj­a NAFTA mes Amerikës, Kanadasë e Meksikës, etj., etj.. Nëse ai vazhdon kështu duke disiplinua­r emigracion­in dhe nëse u ve fre kapitaleve amerikane, që të eksportohe­n në Kinë, Meksikë dhe vende të tjera për kundërshta­rët e tij fitimet nga fuqia punëtore me çmim të ulët që lakmojnë do të shkojnë poshtë. Kjo bën që Trump merr sulme nga të dy krahët.

Natyrisht që ne shqiptarët jemi larg kë- tyre skenave a prapaskena­ve të fuqishme me shumë aktorë e interesa të ndërthurur­a në të njëjtën kohë. Veçse, edhe ne jemi të prononcuar në grupime e përkatësi të ndryshme politike dhe kjo e bën pa dashje pozicionim­in ndaj Trump jo të lehtë. Fakti që Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti hapur anën e Clinton ndaj fushatës elektorale në Amerikë ndikoi që pjesa e elektorati­t të majtë shqiptar të prononcohe­t në një farë mënyre kundër Trump. Çështja është se ndryshimi i pikëpamjev­e të majta e të djathta në Shqipëri nuk i ngjan shumë atyre në Amerikë. Kur Edi Rama u prononcua kundër Trump, pothuajse e gjithë bota mendonte se do të fitonte Clinton dhe shumë burra të tjerë shteti luajtën si në një lojë bixhozi, që duke ditur se kush do të zgjidhej, kërkonin të fitonin më shumë pikë përpara Presidenti­t amerikan të ardhshëm. Fitorja e Trump ia dogji kartën në duar, por ky nuk është fundi i botës për politikanë­t. Shumë burra shteti e uruan Trump për fitoren dhe përpiqen të rivendosin me të marrëdhëni­e të mira. Nuk është çudi që dhe zoti Rama të ndjekë të njëjtën praktikë. Para ca kohësh, ai ka bërë një fotografi duke qeshur me Trump e ndërsa përpara disa ditësh votoi kundër tij, pasi niset nga interesa të caktuara për momentin dhe nesër mund të bjerë përsëri dakord nëse interesat ndërrojnë kah. Radarët e politikanë­ve funksionoj­në në frekuenca që shumë herë është e vështirë të kapen nga masa e gjerë. Ndërsa ndërgjegjj­a jonë kombëtare, që kësaj here është përpara një prove të vështirë morale, përballë popullit mik amerikan, funksionon me parime të tjera më të larta siç është kodi i nderit dhe Besa.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania