Panorama (Albania)

Atentat me tritol tre vëllezërve, gruaja tregon tmerrin

Shpërthimi trondit familjen Paja, njëri punonjës te Patentat

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Një shpërthim me tritol ndodhi në oborrin e banesës të tre vëllezërve në Shkodër, duke vënë në panik familjet, por edhe fqinjët e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01: 40 të së shtunës, në lagjen “Tre Heronjtë”. Pre e këtij sulmi janë bërë vëllezërit Fran, Mark dhe Zef Paja, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme dhe në një oborr të përbashkët. Nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale në makinat që kanë qenë të parkuara në oborrin e banesave. Njëri prej tyre, Fran Paja, është me detyrë shef i Financës në drejtorinë e Patentave në Shkodër. Kunata e tij, File Paja, shprehet se ngjarja nuk ka lidhje me pozicionin e punës sepse nuk ka pasur konflikte me ndonjë person. Edhe vetë shtetasi Fran Paja ka deklaruar në Policinë Vendore të Shkodrës se nuk e di arsyen e hedhjes së tritolit në oborrin e banesës së tij për shkak se nuk ka probleme me persona të tjerë dhe ka deklaruar gjithashtu, se nuk ka dyshime se vendosja e tritolit lidhet me punën që bën çdo ditë te Patentat si shef i Financës. Sipas burimeve, janë rreth 200 gramë tritol i llojit C4 që është vendosur, por sipas ekspertëve, për fatin e mirë të familjes Paja, tritoli nuk ka qenë i puthitur mirë, çka ka minimizuar pasojat. Mësohet se një nga vëllezërit është pronar i një lokali në Shkodër, çka nuk përjashton dyshimin se shënjestër të ketë qenë ai për shkak të ndonjë konkurrenc­e. Por nuk përjashtoh­et as dyshimi për konflikt të ndonjë prej vëllezërve, gjë, e cila tashmë është në hetim. “Kemi qenë në gjumë të gjithë kur besoj rreth orës 01: 40, se nuk e mbaj mend fiks, kur është dëgjuar një shpërthim shumë i fortë. Kemi dëgjuar një përplasje të fortë në xhamat e ndërtesës ku jetojmë. Unë u ngrita menjëherë sepse kam një bombol gazi në banesë dhe fillimisht mendova se mos vallë shpërtheu bombola e gazit. Atëherë, kur pashë se s’kishte lidhje gazi, jam çuar dhe i kam thirrur djalit tim, ku je, ku je. Ai është ngritur menjëherë dhe ka dalë me shumë shpejtësi jashtë për të parë se çfarë ndodhi. Pastaj kam dalë edhe unë. Kur dola jashtë, gjeta xhamat e derës të rënë në tokë, ishin thyer nga shpërthimi. Dolën edhe të gjithë familjet e tjera, që jetojnë në banesat ngjitur me ne, për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur dolëm jashtë, nuk pamë askënd dhe u çuditëm sepse këtu është një lagje e qetë dhe nuk ka probleme. Më pas erdhi Policia, zjarrfikës­it, panë çfarë kishin për të parë dhe bënë veprimet e tyre. Kanë marrë edhe kamerat e sigurisë dhe tani duhet parë nëse do gjendet ndokush. Nga shpërthimi janë dëmtuar makinat që kishim në oborr. 3 makina janë dëmtuar. Më shumë dëme ka pësuar ajo e Markut, kurse dy të tjerat e dy vëllezërve tjerë, Franit dhe Zefit, më pak. Janë dëmtuar edhe xhamat e banesës. Shpërthimi m’u duk si bombë, thashë, o Zot a thua ka rënë shtëpia brenda, aq shpërthim i fortë ka qenë. Frikë patëm me gjithë atë shpërthim të ndodhur, por tani kaloi”, shprehet File Paja, teksa tregon momentet e tmerrshme të shpërthimi­t me tritol. Sipas saj, asnjë prej familjarëv­e nuk ka konflikte dhe se nuk kanë ndonjë ide se kush mund të jenë autorët. Policia njoftoi se po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të vënë për- para përgjegjës­isë autorët e ngjarjes. Pavarësish­t se janë sekuestrua­r kamerat e sigurisë aty afër, gjetja e autorëve mbetet e vështirë për shkak të errësirës në momentin e shpërthimi­t të tritolit në familjen Paja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? File Paja duke treguar ngjarjen
File Paja duke treguar ngjarjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania