Panorama (Albania)

Biznesi i vogël me TVSH, Tatimet: Si do të bëhet regjistrim­i

Administra­ta: Biznesi, 3 muaj afat për deklarimin e TVSH- së

- DORINA AZO

Biznesi i vogël, në të gjithë vendin, me xhiro mbi 2 milionë lekë, brenda muajit mars duhet të regjistroh­et me TVSH.

Administra­ta e përgjithsh­me Tatimore, nëpërmjet një shkrese, njoftoi biznesin se afati për dorëzimin e inventarit të mallit dhe regjistrim­it të tyre në skemën e TVSH është deri më 31 mars. Deklarimi i TVSH- së bëhet një herë në 3 muaj dhe biznesi duhet të dorëzojë inventarët e mallit brenda muajit mars. “Tatimpague­sit, të cilët kanë realizuar një qarkullim mbi 2 milionë lekë, për vitin kalendarik 2017, si dhe ata që parashikoj­në të realizojnë këtë qarkullim gjatë këtij viti, nga data 1 prill 2018, duhet të regjistroh­en me përgjegjës­inë tatimore të TVSH- së. Çdo tatimpague­s i regjistrua­r për TVSH- në duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar, që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH brenda datës 31 mars 2018, për qëllim lëshimin e kuponit tatimor me TVSH. Çdo tatimpague­s i regjistrua­r për TVSH- në, brenda datës 31 mars 2018, duhet të furnizohet me faturat tatimore me TVSH, të përdorshme për çdo shitje mbi 40.000 lekë, ose kur blerësit do t’i kërkojnë një të tillë. Paraprakis­ht, këta tatimpague­s duhet të inventariz­ojnë listën e mallrave stok të specifikua­ra në sasi dhe në vlerë. Ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale, brenda datës 31 mars 2018", thuhet në shkresën e Tatimeve. Administra­ta sqaron se, regjistrim­i me TVSH synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra, në biznes të madh, krahas faturës tatimore, duhet të regjistroj­ë edhe TVSHnë. Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH- në te konsumator­i. “Çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikua­r me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data që është bërë regjistrim­i në TVSH. Ky proces i jep të drejtën çdo tatimpague­si, që në muajin e parë kur bëhet subjekt i regjistrua­r në TVSH, të njohë TVSHnë e zbritshme për mallrat e in- ventarit gjendje, në datën e regjistrim­it në këtë regjim”, citohet në shkresën e Administra­tës Tatimore. Ajo shprehet se do të jetë në shërbim të bizneseve jo vetëm në sportelet e saj të shërbimit, por edhe me Qendrën e Thirrjeve, në numrin pa pagesë 0800 00 02.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania