Panorama (Albania)

"Në prill, presim nga KE propozim pa kushte për hapjen e bisedimeve"

-

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi dje gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS- së se në muajin prill, Komisioni Europian do të dalë me një propozim konkret për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë. Ne presim gjithashtu që, në prill, Komisioni Evropian të vijë me propozimin konkret të pakushtëzu­ar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, një proces, i cili pritet të konkretizo­het më pas në Samitin e Sofjes dhe më pas në Samitin që do të ketë Bashkimi Europian në qershor të këtij viti", tha Bushati. Ministri i Jashtëm i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet barrikadë për procesin e anëtarësim­it në BE, por të japë kontribut për negociatat që janë për Shqipërinë dhe jo për qeverinë. "U përmend këtu pak më parë roli i aktorëve politik në proces. Ja vlen të theksojmë atë që ka thënë Kryeminist­ri në krye të herës që kur vjen fjala për negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk i hap këto negociata as Edi Rama dhe as Qeveria shqiptare. Këto janë negociata për Sh- qipërinë, për popullin shqiptar, ku, natyrisht, qeveria është një prej agjentëve kryesorë, që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombët­are. Ndaj është e rëndësishm­e dhe unë përfitoj nga rasti t'i bëj thirrje opozitës për të bashkëpunu­ar dhe për të mos qenë barrikadë e zhvillimev­e, që kanë të bëjnë me këtë proces", tha dje Bushati. Ai ka komentuar dje sjelljen e opozitës në Parlament, ku nuk munguan dhe goditjet me "çizme" nga kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, dhe hedhjet e flakadanëv­e në sallën e Parlamenti­t. "Duke parë sjelljen e fundit të opozitës, më çon në mëndje analizën, që bënte Frojdi përgjithës­isht për njerëzit, për mënyrën se si ato e për- ballojnë humbjen. Ka, në fakt, dy mënyra. Njëra është përmes vajtimit, ku personi apo personat përfshihen në një proces vajtimi, në një proces racional ku përpiqen të kuptojnë edhe arsyet e humbjes dhe ka edhe një proces tjetër që është melankolia, ku humbja konsideroh­et e trajtohet si melankoli dhe zhytet thellë personi në patologji. Me duket sikur edhe ajo pjesa e çizmeve, që përmendi Taulanti ka të bëjë më këtë pjesën e dytë, pjesën e patologjis­ë", është shprehur ministri i Jashtëm, i cili ka shtuar se në këtë proces nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë, por të vendit. "Prandaj, shpresoj shumë që sa më shpejt opozita të dalë nga kjo lloj gjendje, qoftë opozita e viteve të shkuara, qoftë dhe opozita e re në Parlament, të krijojnë mundësinë për të kuptuar që këtu nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë, këtu nuk bëhet fjalë për fatin e një kryeminist­ri, por këtu bëhet fjalë për fatin e Shqipërisë".

 ??  ?? Ditmir Bushati dje në Asamblenë e PS
Ditmir Bushati dje në Asamblenë e PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania