Panorama (Albania)

Basha: Do t'i kthejmë qytetarëve paratë e vjedhura nga qeveria

"Qeveria në panik, ndaj po e pengon Reformën në Drejtësi"

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nga qyteti i Fierit i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për të mbushur sheshet e protestave popullore kundër qeverisë Rama.

Në ceremoninë e 27- vjetorit të themelimit të Partisë Demokratik­e në Fier, Basha tha se qytetarët duhet t'i japin fund qeverisjes nëpërmjet krimit, e cila sipas tij ka si simbol Saimir Tahirin. Basha theksoi se PD do t'i kthejë shqiptarëv­e paratë e vjedhura nga ata që i quajti klika kriminale në pushtet, dhe të në njëjtën kohë është zotuar se do i kthej shpresën shqiptarëv­e. "A jemi gati t'i rikthejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korruptive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratik­e, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar? Jam i bindur që po! Ju bëj thirrje ta mbledhim gjithë këtë energji pozitive dhe ta derdhim në sheshet e protestës popullore. Liri, demokraci!", tha Basha.

KORRUPSION­I

Në Fier, Basha bëri kontrastin mes Saimir Tahirit, i akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge dhe 22- vjeçarit Estref Halili, që u burgos për një cigare hashash dhe vari veten në burg një vit më parë. "Sot, e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Sajmir Tahirin, por askush nga ata nuk u kujtua të thotë një fjalë për Estref Halilin 22- vjeçar. Ky është shteti i Edi Ramës. Estref Halili, për një cigare hashash u plas në burg. 22- vjeçarit iu ndërpre jeta në lulen e rinisë. Ndërsa, për Sajmir Tahirin dhe fatin e tij, Edi Rama bëhet gjyqtar, bëhet prokuror, vetëm e vetëm që ta shpëtojë nga drejtësia", tha ai. Lulzim Basha renditi disa fakte pse Partia Demokratik­e kishte të drejtë, kur paralajmër­oi se Edi Rama po kap drejtësinë nëpërmjet Kryeprokur­orit. "Menjëherë pas vetëemërim­it si kryeprokur­or Edi Ramës, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe ditë më vonë, Orest Sota, në makinën e të cilit u kapën 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Sajmir Tahirit, u la i lirë. Sepse Edi Rama e do me çdo kusht kryeprokur­orin, për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsion­it, sepse këto dosje janë fundi i tij dhe i qeverisë së tij, të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi." u shpreh Basha. Kreu i PD- së, theksoi se emërimi i Kryeprokur­orit pa veting, është prova më e qartë se Edi Rama ka frikë nga Reforma e vërtetë në Drejtësi. "Vetingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësi­në falas, thoshte vetingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vetingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vetingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vetingun. Po sot? Përse e ka zgjedhur Kryeprokur­orin pa veting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK- ut dhe BKH. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunë­torët e tij të ngushtë janë në panik dhe të tmerruar. Ata e kanë jetike pengimin e drejtësisë së vërtetë, pengimin e Reformës në Drejtësi", u shpreh kreu i opozitës.

 ??  ?? Lulzim Basha dje në Fier
Lulzim Basha dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania