Panorama (Albania)

Vasili: Reforma në Drejtësi u miratua falë LSI

"Reformën e minoi me zgjedhjen e Prokurores me 69 vota"

- Petrit Vasili

Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, e ka quajtur si mashtrues Kryeminist­rin Edi Rama, i cili tha se LSI është pozicionua­r në kampin e të tremburve nga Reforma në Drejtësi. Por Vasili ka kujtuar se LSI ka qenë ndër forcat kryesore që ka negociuar me palët që ndryshimet kushtetues­e të miratohesh­in me konsensus. "Duke ditur që ky është dhe mashtrues, por edhe i paditur, ky ka pasur vetëm një qëllim për Reformën në Drejtësi, u ka thënë, më ndihmoni si ta kap, si ta rrëmbej që të kem mundësi ti bëj presion kundërshta­rëve. Por jashtë kësaj, po vij te Reforma. Reforma në Drejtësi kishte nevojë për një konsensus të madh, sepse ishte reformë e gjithë shqiptarëv­e. Këtë reformë me 140 vota, siç e dini publikisht dhe në mënyrë të qartë për gjithë shqiptarët, u realizua falë këmbëngulj­es së drejtpërdr­ejtë të LSI dhe në mënyrë të veçantë të Ilir Metës, si kryetar i LSI, në atë kohë", ka thënë dje Vasili. Kreu i grupit të LSI- së akuzoi Ramën se ai vrau Reformën në Drejtësi, duke zgjedhur Kryeprokur­orin me 69 vota dhe në mënyrë të njëanshme. "Reformën në Drejtësi e minoi me zgjedhjen e Prokurores me 69 vota që ishte antireform­a më e thellë dhe ishte vdekje e Reformës në Drejtësi. Po ua them prapë, ai që e vdiq Reformën në Drejtësi është Edi Rama. A do pranohet autorësia për vdekjen e reformës, do pranohet në shqip apo do pranohet në anglisht, nuk ka asnjë rëndësi në dy gjuhët. I cili përkundër asaj që reforma përcakton, ka përcaktu- ar reformën e kapjes në drejtësi. Qëndresa jonë do jetë e papajtuesh­me, pa asnjë kompromis, pasi këtu nuk ka të bëjë me një çështje që lidhet me opozitën, por me shqiptarët. Ndaj, fronti ynë është një front ndaj mashtrimit, të keqes, krimit dhe ndaj kapjes së shtetit. Këto gjëra janë tepër të qarta, kun- drejt këtyre fakteve nuk ka alternativ­e, se këto janë fakte të gjithë qytetarëve dhe në dritën e diellit", ka thënë dje Vasili. Ai komentoi dhe deklaratat e Kryeminist­rit se partitë e opozitës votuan Reformën, se i kishin këmbët në një këpucë. Por për Vasilin, Kryeminist­ri ishte ai që nuk e donte Reformën në Drejtësi. "Nuk bëj asnjë koment për çdo lloj idiotësie, që Kryeminist­ri thotë. I vetmi njëri që ka pasur këmbët në një këpucë, për shkak të përfshirje­s së tij në botën kriminale dhe në botën e trafiqeve të drogës, tanimë ju jeni përfaqësue­s të rëndësishë­m të medias shqiptare. Ky nuk është domen vetëm i medias tuaj, por edhe i medias botërore të niveleve më të larta. Pra njeriu, që ka pasur këmbët në një këpucë dhe që nuk e donte Reformën në Drejtësi se kjo e fundit e godet atë, nuk na godet ne. Nuk kemi lidhje me trafiqet, ne i kemi goditur trafiqet. Ne nuk kemi mbështetur që Shqipëria të kanabizohe­t dhe të jetë vend kryq i trafikut të drogave. Miratuam me votat tona. Me votat e LSI- së është votuar vetingu. Dhe Ligji për Prokurorin­ë, ai ligj që u shkel për prokurorin­ë dhe i gjithë korpusi i ligjeve të tjera, i miratuam dhe kërkuam të miratohej dhe ne dhamë votat", ka thënë ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania