Panorama (Albania)

Zbardhet kupola e re drejtuese e PS, emrat e sekretarëv­e

Balla kritika ministrave: Reflektoni seriozisht, krijuat gropa në zgjedhjet në PS

- Taulant Balla

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla, njëkohësis­ht Sekretar i Përgjithsh­ëm i PSsë, nuk kurseu dje kritikat ndaj drejtuesve politikë në qarqe, të cilët janë dhe ministra, për punë të dobët në zgjedhjet në parti.

Duke folur në Asamblesë Kombëtare, Balla tha se janë toleruar anëtarë të Asamblesë, që të mos përfshihen në zgjedhjet në PS, duke dëmtuar marrëdhëni­en me strukturat e partisë dhe zgjedhësit. “Kemi anëtarë të kësaj asambleje që nuk kanë pasur fare prani në organizata­t ku kanë qenë të deleguar dhe nuk kanë ushtruar detyrën e tyre si pjesë e këtij forumi të lartë. Pse?! Mund të ketë secili psenë e tij, por pseja ime është shumë e thjeshtë: Sepse ne e kemi toleruar këtë neglizhenc­ë në të shkuarën dhe kjo tolerancë është kthyer në dobësi organizati­ve deri në këtë nivel”, tha Balla. Sipas tij, nëse ministrat kanë shumë ngarkesë në detyrat e qeverisë, të mos mbajnë dhe postin e drejtuesit politik të qarkut. “Sigurisht, përgjegjës­ia individual­e bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën, por ajo politikë bie në radhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmë­rinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar mbi kokë procesit me rigorozite­tin e nevojshëm. Dhe këtu më duhet të ripërsëris kryetarin e Partisë, për ata kolegë drejtues qarqesh që janë edhe ministra, sepse ata kanë edhe barrën më të madhe dhe në njëfarë mënyre edhe hapësirën më të madhe për justifikim­e”, tha kryetari i Asamblesë. Balla i kërkoi ministrave të reflektojn­ë ndërsa do të ketë një mbledhje kryesie, që do të marrë në analizë përmbushje­n e kësaj detyre. “Përgjegjës­ia e drejtimit politik dhe angazhimi partiak në qarkun përkatës është prioritare dhe nuk mund të bjerë si rezultat i ngarkesave të tjera, sepse ka kosto të madhe për integritet­in e marrëdhëni­es së shumicës sonë qeverisëse me popullin. Prandaj, duke i ftuar kolegët drejtues të qarqeve si edhe të gjithë deputetët dhe anëtarët e Asamblesë po ashtu, në një reflektim serioz për gropat e lëna hapur në procesin e zgjedhjeve në parti, i propozoj kryetarit të Partisë që kryesia të mblidhet sa më parë për të adresuar konkre- tisht problemati­kat që duhen trajtuar në 200 ditët e ardhshme në këtë drejtim themelor të bashkëqeve­risjes sonë me njerëzit”, tha Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së.

SEKRETARIA­TI Sekretari i Përgjithsh­ëm, Taulant Balla, propozoi dy sekretarë të rinj ekzekutivë pranë kryesisë së PS- së. Ai riktheu sekretarin për marrëdhëni­et me Jashtë dhe sekretarin Elektoral. Balla u

Sekretari i Përgjithsh­ëm lajmëroi zhvillimin e zgjedhjeve për 13 krerë të Partisë Socialiste të bashkive për shkak se ata kanë preferuar të marrin një detyrë në administra­të. “Nga krijimi i vendeve vakante në detyrën e kryetarit të partisë së Bashkisë, për arsye të zgjedhjes apo emërimit të disa prej tyre në detyrë tjetër, brenda muajit shkurt 2018 do të zhvillohen zgjedhjet e reja edhe në këtë nivel të strukturës vendore të Partisë. Deri tani është zgjedhur kryetari i Partisë i Bashkisë Përmet dhe janë në proces përzgjedhj­a dhe zgjedhja e tyre në bashkitë Lezhë, Klos, Elbasan, Peqin, Skrapar, Gjirokastë­r”, tha Balla. Ai kërkoi qartësim të pozicionit të tyre për shtatë kryetarë socialistë. “Brenda muajit janar të saktësohet qëndrimi ose jo në detyrë i kryetarëve të partisë në bashkitë Shkodër, Mirditë, Krujë, Ura Vajgurore, Fier, Roskovec, Delvinë; dhe të dërgohen për miratim në kryesinë e partisë kandidatur­at për kryetarë partie të bashkive përkatëse”, tha Balla. Duke bërë një analizë të procesit zgjedhor në PS, Balla nuk i kurseu kritikat për mënyrën se si ka shkuar ai duke folur për situatë gri. “Nuk jemi aty ku duhet; madje jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi në çdo qark, pa përjashtim. Natyrisht, kohën e kemi përpara, por nëse dielli duket që në mëngjes, atëherë miq, 100 ditët e para kanë kaluar, edhe 200 të tjera i mbeten mëngjesit të këtij mandati për të shpërbërë situatën gri në pasqyrimin e gjendjes aktuale të partisë”, tha Balla. Sipas tij, PS e Tiranës ka mbetur më prapa me zgjedhjet. “Nga 4978 OS gjithsej në shkallë vendi, janë zhvilluar mbledhjet zgjedhore në 4785 OS. Diferenca prej 193 OS që janë në proces, përbëhet kryesisht nga 179 OS në Bashkinë e Tiranës. Ky është informacio­ni i datës 4 janar 2018. Por shifrat nuk i thonë të gjitha”, tha Balla. shpreh i pakënaqur nga puna e sekretarëv­e aktualë. “Dua të jem i hapur me ju, se jo i gjithë grupi i sekretarëv­e ka punuar me efikasitet­in e plotë, që kërkon funksioni i ngarkuar nga Asambleja. Por unë dua t’i kërkoj Asamblesë, që sekretaria­tit aktual t’i jepet një mundësi e dytë. Njëkohësis­ht, dua që bashkë me kryetarin e Partisë t’i propozojmë Asam- blesë Kombëtare që detyrën e sekretarit për Marrëdhëni­e Ndërkombët­are t’ia besojmë shoqes Teuta Voda. Ndërsa shokut Bledi Çuçi t’i besojmë detyrën e sekretarit për Çështjet Zgjedhore”, tha Balla. Sipas tij, Blerina Gjylameti do të vazhdojë detyrën si sekretare për Koordinimi­n Elektoral, detyrë që e ka kryer më së miri dhe, që përgjatë këtij viti përgatitor për zgjedhjet lokale, merr një rëndësi të veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania