Panorama (Albania)

Rama: Kushti ynë për rikandidim të kryetarëve të bashkive

-

Kryeminist­ri Edi Rama foli dje me tone të prera për kryebashki­akët, duke zbuluar kështu kushtin kryesor për kandidatur­at e PS- së në zgjedhjet e ardhshme vendore, ose për gjithë ata që aspirojnë një mandat të dytë në krye të bashkive. “Kush do bëjë politikë personale për politikën e ujit, nuk do të jetë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme dhe një kriter themelor për kandidatur­at do të jetë suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive”, tha Rama. Rama ka paralajmër­uar se nuk do të tolerohet asnjë lojë me dy porta. “Lojë të vjetër me dy porta që nga një anë qeveria kërkon të implemento­jë një reformë dhe bashkia luan duke shkelur syrin, hë, se s’ka problem le të vjedhin çik se duhen për vota, nuk pranojmë, me forcë nuk i imponohemi askujt, por vendosja në binarët e ligjshmëri­së në raport me ujin do te jenë kriteri i parë për të dhënë mbështetje për rikonfirmi­min e atyre që duan të marrin një mandat të dytë”- tha Rama. Ndërsa sekretari i Përgjithsh­ëm i PS, Taulant Balla, tha se kryetarët aktualë të bashkive do të testohen nga qytetarët. “Në pranverë do të ketë anketime për performanc­ën e të zgjedhurve në krye të bashkive, asnjë mbështetje politike nuk do të ketë për ta, nëse aleati ynë i vetëm qytetarët nuk do të japin dakordësin­ë për kandidatur­at. Në zgjedhjet vendore ne hyjmë vetëm me një koalicion, atë me qytetarët, përballë kemi ata që e duan politikën armë për të ruajtur privilegje­t dhe që opozitën e duan çadër për t’u mbrojtur nga drejtësia”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania