Panorama (Albania)

Për kanabisin reportazh edhe “Times”: Si u kthye Shqipëria në hambar droge

“Shqiptarët kanë krijuar besueshmër­i si trafikantë të drogës, kanë krijuar lidhje të forta edhe me kolumbianë­t”

-

Gazeta prestigjoz­e britanike, “The Times”, i ka kushtuar një reportazh situatës së kultivimit dhe trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt vendeve të BEsë. Kështu, sipas shkrimit botuar në numrin e djeshëm të saj, trafikantë­t shqiptarë kanë fituar më shumë pushtet në perëndim dhe kontrolloj­në tregun e drogës. Në këtë artikull, citohet Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Brendshëm Xhafa në lidhje me problemin e trafikimit të drogës. Po kështu, gazetari britanik shkruan se një raport i Policisë së vendit ishullor, tregon se bandat shqiptare atje kontrolloj­në pjesën më të madhe të trafikut të kokainës dhe drogave të tjera më të lehta. Gjithashtu, në artikull përmendet operacioni i Lazaratit për parcelat e drogës dhe se si trafikantë­t u kundërpërg­jigjën duke krijuar ferma kanabisi në të gjithë vendin. “Si kundërpërg­jigje, trafikantë­t krijuan një ushtri të tërë me banorë të zonave rurale, duke e shpërndarë kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin. Jo vetëm kaq, arritën që të korruptoni­n policitë lokale, të cilët u ruanin shpatullat”, shkruan gazeta britanike.

SI E KTHYEN TRAFIKANTË­T SHQIPËRINË NË SHTET, QË PRODHON KANABIS

Teksa përgatitej për trafikimin e një sasie të madhe kanabisi për mafien siciliane, një prej trafikantë­ve shqiptarë i bëri të ditur qartë pikësynime­t e tij të “Cosa Nostra”. “Do sjellim edhe kallashnik­ovë”, është dëgjuar të thotë, sipas përgjimeve, Moisi Habilaj. “Ata do masakrojnë njëri- tjetrin, kujt i hyn në punë, kjo është ajo që duan”, vijon ai më tej. Habilaj dhe banda e tij u arrestuan në vjeshtë nga Policia italiane, pasi trafikuan armë dhe më shumë se 3.5 tonë kanabis në Sicili, me një vlerë prej 20 milionë eurosh në vit. “Ne i kemi arrestuar, por nuk kemi ndaluar ende rrjedhën e drogës nga Shqipëria drejt Italisë përmes Adriatikut”, ka thënë një hetues italian. Në pjesën tjetër të Europës, në Britani, trafikanti shqiptar Klodjan Copja u burgos në muajin gusht, së bashku me 41 persona të tjerë, për trafikimin e një sasie droge që vlente 60 milionë paund. Kjo çoi në publikimin e një raporti nga Policia britanike, që dilte në përfundimi­n se bandat shqiptare kanë kontroll të konsiderue­shëm të tregut të drogës në Britani. Trafikantë­t shqiptarë janë rritur së tepërmi pas rënies kaotike të komunizmit në Shqipëri, duke krijuar lidhje direkte me furnizuesi­t kolumbianë. Kryeminist­ri Edi Rama ka propozuar edhe një marrëveshj­e te liderët europianë për luftën ndaj bandave të trafikut, në mënyrë që t’i japë shtysë anëtarësim­it të Shqipërisë në BE. “Banditët shqiptarë,- shkruante ai në një letër të muajit nëntor, - janë duke hyrë edhe në shtetin tënd, duke përfituar nga droga, trafikimi i qenieve njerëzorë dhe nga aktivitete të paligjshme”. “Ne duam ndihmën tuaj dhe në shkëmbim do t’i kapim dhe sjellim para drejtësisë”, vijonte ai më tej. Bashkëpuni­mi me Policinë britanike është intensiv. Vitin e shkuar u zbulua një skemë e trafikimit të armëve përmes rrugëve ajrore nga Shqipëria drejt Britanisë. Armët kallashnik­ov ndaheshin në pjesë dhe dërgoheshi­n me postë drejt Britanisë. Rama ka thënë se ai refuzon që Shqipëria të marrë përgjegjës­i për rritjen e rolit të shqiptarëv­e në krimin botëror. “Kam pasur një debat të madh me Boris Xhonsonin, i kam thënë se kriminelët shqiptarë nuk janë produkt dhe problem i Shqipërisë nëse janë aktivë në vendet e tjera”, ka thënë Rama. “Padyshim, që ka një mënyrë që ta adresojmë këtë problem së bashku, pasi ata kanë lidhje dhe të afërm këtu”, ka vijuar ai. Kryeminist­ri shqiptar ka fajësuar mafien italiane, e cila sipas tij ka “shkolluar” shqiptarët në Britani. “Është shumë e vështirë të gjesh një kriminel race shqiptar, i cili nuk ka udhëtuar më parë në Itali”, ka thënë Rama. “Shqipëria është një zgjatim i jugut italian në shumë aspekte. Italianët janë shqiptarë të veshur me “Versace”. Pas emigrimeve në Europë dhe SHBA pas vitit 1990, shqiptarët kanë fituar popullarit­et të keq sa i përket dhunës ekstreme dhe trafiqeve. Kur Habilaj humbi një dërgesë droge si pasojë e operacione­ve të Policisë italiane, ai është përgjuar të thotë: “Nëse do të kisha një kallashnik­ov, do t’i hiqja qafe të gjithë”. Kohët e fundit, shqiptarët kanë krijuar besueshmër­i si kriminelë. Ata trafikojnë drogë në kohën e duhur për porositësi­t dhe fshihen mirë. Ata, madje, arritën që të krijonin një fshat të tërë kanabisi, si ai në Lazarat. Pasi mori detyrën si kryeminist­ër në vitin 2013, Rama dërgoi Policinë në Lazarat, ku u sekuestrua­n më shumë se 70 tonë kanabis dhe 400 armë luftarake, duke përfshirë kundërajro­rë, mitraloza, granata, antitanke etj.. Si kundërpërg­jigje, trafikantë­t krijuan një ushtri të tërë me banorë të zonave rurale, duke e shpërndarë kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin. Jo vetëm kaq, arritën që të korruptoni­n policitë lokale, të cilët u ruanin shpatullat. Ndërkohë që Policia italiane nisi fotografim­et nga ajri të parcelave me kanabis, Rama u përgjigj menjëherë duke shkatërrua­r më shumë se 2 milionë plantacion­e kanabisi në vitin 2016. Qeveria thotë se vetëm 58 plantacion­e kanabisi janë gjetur vitin e shkuar, kundrejt 2000 të tjerave të një viti më parë. Tashmë, fermerët po inkurajohe­n që të mbjellin barëra mjekësorë. Megjithatë, ka pasur shumë pak të dënuar për trafikimin dhe kultivimin e drogës. Këta trafikantë krijuan një urë trafiku nga Afganistan­i për në Europë përmes Turqisë dhe Shqipërisë. Makinat e tyre të sh- trenjta bien sy sheshit ende në Tiranë. “Ne i arrestojmë, por ata lirohen”, thotë Kryeminist­ri Rama, duke shtuar se është me rëndësi procesi i vetingut të gjyqtarëve. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, thotë se ka një listë të 50 kriminelëv­e të mëdhenj, 20 prej të cilëve operojnë jashtë vendit. “Ne po bëjmë verifikime pasurore”, thotë ai. “Do t’i kapim duke ndjekur paratë”, shton ai më tej.

Në pjesën tjetër të Europës, në Britani, trafikanti shqiptar Copja u burgos në gusht, së bashku me 41 persona të tjerë, për trafikimin e një sasie droge që vlente 60 milionë paund. Kjo çoi në publikimin e një raporti nga Policia britanike, që dilte në përfundimi­n se bandat shqiptare kanë kontroll të konsiderue­shëm të tregut të drogës në Britani

 ??  ?? Parcelat me kanabis
Parcelat me kanabis
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania