Panorama (Albania)

Gjendet, pas 24 orësh ndjekjeje, gomonia që alarmoi Policinë

-

Bllokohet pas 24 orësh në ujërat malazeze gomonia me tre trafikantë në bord, e cila alarmoi Policinë shqiptare që në nisje në afërsi të Karaburuni­t. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, trafikantë­t janë nga Mali i Zi. Operacioni ka nisur që të premten, ndërsa në lëvizje u vendosën tre shtete, Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi. Gomonia dyshohet se kishte ardhur në Vlorë për t’u ngarkuar me drogë, por u pikas nga autoritete­t. Për të humbur gjurmët, pas ndjekjes ata kanë hedhur bidonët dhe celularët në det të hapur, por s’kanë mundur t’i shpëtojnë kapjes. Gomonia rreth 3 metra e gjatë, me dy motorë të fuqishëm u pikas të premten rreth orës 13: 50 teksa lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo- kanalit, Sazan. Pas konstatimi­t në det të hapur, Policia kërkoi ndihmën e FA për kapjen e gomones. “Menjëherë, në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Është kërkuar ndihma e anijes “Oriku” dhe e helikopter­it të FA- së. Gjithashtu, është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë. Është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA- së, i cili ka ndjekur në ujërat neutrale, për rreth 1 orë, gomonen që lëvizte me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim t’i shmangej ndjekjes së helikopter­it”, thuhej në njoftimin e Policisë. Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopter­i i FA- së në bordin e gomones u dalluan tre persona dhe disa bidonë plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan, me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

 ??  ?? Gomonia e bllokuar
Gomonia e bllokuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania