Panorama (Albania)

Nasto: TVSH rëndon biznesin, rrit 200 mijë lekë në vit detyrimet

-

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto, deklaron se skema e TVSH- së pritet të rrisë taksat për biznesin. Kreu i shoqatës, Albert Nasto, i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, tha se TVSH- ja për biznesin me xhiro mbi 2 milionë lekë, do të rrisë detyrimet e tyre me 200 mijë lekë në vit. “Vetëm taksat që do të paguajë biznesi në bashki, shtohen 10 mijë lekë. Taksat dhe tarifat për biznesin do të rriten, pasi ato nuk janë në nivele të njëjta si për biznesin me TVSH dhe biznesin pa TVSH. Pra, për biznesin me TVSH, taksat janë më të larta. Nga analiza që kemi bërë me ekonomistë­t e shoqatës sonë, një biznes që bën 2,1 milionë lekë xhiro në vit, pa përfshirë fitimin e tij, do të paguajë rreth 200 mijë lekë taksa më shumë në vit”, u shpreh Nasto. Kreu i Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm thotë se rritja e detyrimeve të biznesit do të vijë për shkak të kostove të llogaritje­s së TVSH. “Detyrimet për biznesin do të rriten, së pari, sepse ai është i detyruar të marrë një ekonomist kontabël. E dyta, taksat që biznesi i vogël i paguan bashkisë, janë rritur. E treta, është mbajtja e inventarit për hyrjen dhe daljen e mallit. E katërta, biznesit do t’i mbahet tatimfitim­i. Nëse deri më sot, një klub që blen 1 kg kafe 2 mijë lekë me TVSH dhe nga kjo nxjerr fitim 10 mijë lekë, TVSH që do të paguajë do të jetë për fitimin, që në këtë rast, është 10 mijë lekë”, u shpreh Nasto. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël thotë se skema e TVSHsë do të falimentoj­ë këto sipërmarrj­e. “Biznesi ende nuk ka filluar të plotësojë inventarët, pasi nuk e di se si bëhet deklarimi i TVSH- së. Kjo do të sjellë që ata të gjobiten nga tatimorët, por nga ana tjetër, kostot e larta rrezikojnë falimentim­in e tyre.”, tha Nasto.

 ??  ?? Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto
Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania