Panorama (Albania)

Aksidente në Greqi dhe Itali, shuhen çifti dhe një 21- vjeçar shqiptarë

-

GREQI/ ITALI - Dy aksidente tragjike, me pasojë vdekjen e tre të rinjve shqiptarë, kanë ndodhur dje në Greqi dhe Itali. Të rinjtë, për të cilët mediat vendase nuk ka publikuar emra, por vetëm nacionalit­etet e tyre, kanë gjetur vdekjet e menjëhersh­me pas përplasjes së mjeteve të tyre. Ata janë të moshës 21, 25 dhe 35 vjeç. Dy prej tyre janë burrë dhe grua dhe fatmirësis­ht ka shpëtuar mrekullish­t fëmija i tyre i mitur, që ka qenë bashkë me ta në mjetin e aksidentua­r. Një aksident tragjik ku u përfshi çifti shqiptar është regjistrua­r këtë të shtunë në aksin rural Xorterou– Koimisis në Seres të Greqisë, ku kanë humbur jetën të dy të rinjtë. Sipas të dhënave të Policisë, një automjet ku udhëtonte familja shqiptare ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat metalike të rrugës. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja, burrë e grua 35 dhe 25- vjeç. Ndërsa mësohet se aksidentit tragjik i ka shpëtuar vetëm vajza e tyre e mitur, e cila ka marrë plagë të lehta. Mësohet se familja shqiptare ishte duke u kthyer nga Shqipëria. Ata kishin qenë për të festuar pranë familjeve të tyre festat e fundvitit, dhe dje po ktheheshin sërish për në Greqi. Dyshohet se shkak përveç shpejtësis­ë dhe terrenit, të jetë bërë edhe përgjumja e drejtuesit të mjetit si pasojë e rrugës së gjatë dhe mbilodhjes. Ndërkaq, një 21- vjeçar ka ndërruar jetë gjatë përplasjes me një automjet tjetër në Breshia të Italisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11: 00 të ditës së djeshme, ku mjeti “Citroen”, që drejtohej nga i riu shqiptar, është përplasur me një tjetër automjet, i cili drejtohej nga një 63- vjeçar italian. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradë­n 469 në Sarcino. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ndodhej vetëm në makinë e ndërsa në automjetin tjetër që drejtohej nga shtetasi italian, ishin në bord edhe dy prindërit e tij. Edhe shtetasit italianë mësohet se kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në trajtim spitalor.

 ??  ?? Aksidenti ne Itali
Aksidenti ne Itali
 ??  ?? Makina e aksidentua­r e çiftit shqiptar në Greqi
Makina e aksidentua­r e çiftit shqiptar në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania