Panorama (Albania)

Shtetësia e Janullatos, Meta merr vlerësime dhe nga Korça

Presidenti­t i dhurohet nga Kisha një ikonë e "Shën Ilirit"

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta ishte dje në qytetin e Korçës, me rastin e festës së shenjtë të "Ujit të bekuar". Gjatë vizitës së tij, Meta është shoqëruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve, Edmond Brahimaj.

Presidenti është pritur në Mitropolin­ë e Korçës nga Im Zot Johan Pelushi, i cili e ka falënderua­r Metën për dhënien e shtetësisë shqiptare për kryepeshko­pin Anastas Janullatos. "Falënderoj­më Presidenti­n Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare Anastas Janullatos. Falënderim­e dhe mirënjohje Presidenti­t Meta në emër të të gjithë besimtarëv­e ortodoksë të Korçës", ka thënë Im Zot Pelushi. Në shenjë mirënjohje, Presidenti­t iu dhurua nga Mitropolit­i i Korçës një ikonë e posaçme e Shën Ilirit. Kjo ikonë e Shën Ilirit ka origjine ilire, shenjt i besimtarëv­e të krishterë ortodoksë.

VIZITA

Gjatë vizitës, Presidenti Meta u ndal fillimisht në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" duke marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit të shenjtë dhe festimin e ditës së "Ujit të Bekuar" në Korçë. Me këtë rast, Presidenti duke vënë në dukje se sa vështirë është të gjesh një ditë kaq të bukur edhe me dëborë, edhe me diell, u shpreh para përfaqësue­sve të mediave: "Pata një kënaqësi të veçantë që këtë festë të bukur të ditës së ' Ujit të Bekuar' ta përjetoja sot në qytetin e mrekullues­hëm të Korçës duke ju uruar edhe njëherë të gjithëve jo vetëm gëzuar këtë festë, por njëkohësis­ht edhe një vit sa më të mbarë për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët!" Meta ishte dhe vizitoi edhe Pazarin e Korçës, ku zhvilloi një takim të veçantë me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik "Lira", me të cilët bashkëbise­doi ngrohtësis­ht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzako­nshme qytetare, artistike dhe kulturore të Korçës dhe korçarëve.

 ??  ?? Presidenti Meta dhe Janullatos
Presidenti Meta dhe Janullatos
 ??  ?? Meta dje në Korçë
Meta dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania