Panorama (Albania)

Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon ndryshim mase në Apel

-

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, i është drejtuar Apelit të Krimeve të Rënda pas vendimit të Shkallës së Parë, e cila e la në burg. Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, refuzoi kërkesën për ndryshim mase ndaj Shkëlqim Mirit. Në këtë seancë u lexua raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili konstatont­e sëmundjen e rëndë të gjyqtarit Miri, por megjithatë, konkludoi se nuk i rrezikohej jeta. Në këtë mënyrë, gjyqtari i akuzuar për korrupsion e kaloi natën e ndërrimit të viteve në masë arresti me burg. Këtë herë, ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për ndryshim mase. Ankimimi është dorëzuar nga avokati i tij, Ardian Visha. Burimet thonë se mbrojtja pretendon që masa shtrëngues­e ndaj Mirit mund të sjellë dëme të pakthyeshm­e në shëndetin e tij. Aktualisht, Miri po kurohet në një spital privat, për shkak të një tumori në kokë. Më herët, ai ka qëndruar në Spitalin e Burgjeve, por pa marrë mjekim të specializu­ar. Gjyqtari i Apelit akuzohet për korrupsion, pasi ka dyshime se ka marrë 30 mijë euro në këmbim të një vote pro lënies në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë të Matit për ndryshimin e veprës penale të shtetasit Gentian Doda. Po kësh- tu, gjatë kontrollev­e në banesën e gjyqtarit Miri, u gjetën edhe mbi 300 milionë leke të vjetra, të padeklarua­ra.

Sipas dosjes hetimore, kanë qenë dy persona që kanë luajtur rolin e sekserëve për paratë, që dyshohet se ka marrë Miri në këmbim të votës pro lënies në fuqi të një vendimi të Gjykatës së Matit, që i kualifikon­te veprën të akuzuarit Gentian Doda nga “vrasje me paramendim”, në “plagosje të rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Bëhet fjalë për shtetasit Alban Buçi dhe Kujtim Miri. I pari mësohet se është njeri i afërt me të akuzuarin Gentian Doda, ndërsa i dyti është djali i xhaxhait të Shkëlqim Mirit. Këta persona kanë ndërmjetës­uar dhe kanë qenë pjesë e takimeve ku është konsumuar vepra penale e “korrupsion­it”. Ndërkohë, Gentian Doda vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare për korrupsion, ndërsa i afërmi i Mirit, Kujtim Miri, është vënën në pranga nga Policia.

 ??  ?? Gjyqtari Shkëlqim Miri
Gjyqtari Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania