Panorama (Albania)

FSHF: Mbaronte mandati, ja pse vendosëm këtë datë

-

Dje, FSHF ka bërë një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shpjeguar arsyet e përzgjedhj­es së datës 7 shkurt dhe faktit që gjithçka është bërë në zbatim të Statutit. “Federata Shqiptare e Futbollit, me qëllim sqarimin e opinionit publik, duke marrë shkas nga shqetësime­t e ngritura në disa media sportive, thekson se Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së në mbledhjen e tij të datës 06/ 01/ 2018, në bazë të kompetenca­ve që i jep Statuti i FSHF- së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithsh­me të zakonshme ( Zgjedhore), e cila do të zhvillojë punimet më datë 07/ 02/ 2018, ora 9: 00, në Hotel ‘ Adriatik’, Durrës.

Ky vendim është marrë në përputhje dhe në respektim të plotë të përcaktime­ve të Statutit të FSHF- së dhe të kohëzgjatj­es së mandatit aktual, i cili përfundon po në shkurt 2018 dhe nuk mund të zgjatet tej këtij afati.

Po në përputhje me Statutin, nga ana e Sekretaria­tit të Përgjithsh­ëm, anëtarëve të FSHF- së iu dërgua njoftimi përkatës, së bashku me rendin e propozuar të ditës. Në zbatim të nenit 21, pika 3, të Statutit të FSHF- së, brenda datës 18/ 01/ 2017, anëtarët duhet të depozitojn­ë zyrtarisht në Sekretaria­tin e FSHFsë emrin e delegatit me të drejtë vote që do t’i përfaqësoj­ë në këtë Asamble. Po sipas Statutit të FSHF- së, delegati nuk mund të zëvendësoh­et mbas afatit të dorëzimit të listës në Sekretaria­tin e FSHF- së.

Në bazë të Nenit 31, pika 3, të Statutit të FSHF- së, anëtarët kanë të drejtë të propozojnë një emër që do të kandidojë për president ose për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së. Në zbatim të nenit 15, pika 1, të Rregullore­s së Procedurav­e të Asamblesë së Përgjithsh­me, propozimi duhet të dorëzohet në Sekretaria­tin e FSHF- së brenda datës 18/ 01/ 2018.

Konform Nenit 15/ 4 të Rregullore­s së Procedurav­e të Asamblesë, kandidatët duhet që brenda datës 23.01.2018 të dërgojnë dokumentet e mëposhtëm te Sekretaria­ti i Përgjithsh­ëm: a) Të dhëna për cilin funksion ky kandidat do të aplikojë; b) Emri, mbiemri dhe adresa e shtëpisë së kandidatit; c) Një CV e shkurtër, ku u përgjigjet kërkesave të nenit 28 të Statutit të FSHF dhe ndonjë kërkesë tjetër rregullues­e;

d) Evidenca dokumentue­se të nevojshme për të provuar plotësimin e të gjitha kërkesave për kandidatin për zgjedhje;

Ashtu si në të gjitha Asambletë e zakonshme, zgjedhore ose jo, këto rregulla dhe procedura të ndjekura nga Komiteti Ekzekutiv në vendimmarr­jen e datës 06.01.2018, jo vetëm që janë rezultat i respektimi­t rigoroz të akteve rregullato­re, por për më tepër janë të njohura dhe të pranuara nga të gjithë anëtarët e Federatës. Rrjedhimis­ht, shqetësimi i bërë prezent në këtë rast është i pavend”, shkruhej në sqarimin e FSHF- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania