Panorama (Albania)

Kuqezinjtë super në Serinë A, Benevento sinjale mbijetese

-

Në ndeshjet e vlefshme për javën e 20 të Serisë A, shqiptarët janë paraqitur pozitivish­t me skuadrat e tyre. Jo vetëm me rezultate, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë pozitive, por edhe me paraqitjet personale. Në bazë edhe të vlerësimev­e në fund të takimeve të djeshme, futbollist­ët e Kombëtares kanë marrë nota pozitive sipas portalit “tuttomerca­toweb”.

Ajeti 6 – Edhe pse Kaljari i tij është mundur nga Milani, mbrojtësi i Kombëtares është vlerësuar për paraqitjen që ka bërë gjatë 90 minutëshit në “San Siro”. “Bën një duel mjaft të ashpër duke e zhgarravit­ur në tokë të paktën tre herë Kutronen, me bekimin e gjyqtarit Masa. E ekzagjeron ndonjëherë me ashpërsinë në reagim, por në kompleks është efikas”, ka qenë shpjegimi i notës për qendërmbro­jtësin kuqezi.

BENEVENTO Me fitoren e dytë radhazi, skuadra e dy shqiptarëv­e ka dhënë sinjale mbijetese, duke mundur Sampdorian me rezultatin 3- 2.

Gjimshiti 6 – “Humb Kualjarelë­n në rastin e aksionit që sjell golin e Kaprarit. Mëkat, sepse ishte sjellë mjaft mirë deri në atë moment”, ishte nota e mbrojtësit, i cili është aktivizuar në linjën e djathtë.

Memushaj 6.5 – “Gladiatori i zakonshëm në mesin e fushës, menaxhon me mjeshtëri topa ‘ të nxehtë’”, ka qenë nota e mesfushori­t, i cili përflitet gjithmonë e më shumë për një largim të mundshëm.

KRYESIMI Napoli i Elseid Hysajt nuk di të ndalet, pasi ka fituar me rezultatin 2- 0 ndaj Veronës, ndërsa shqiptari është vlerësuar me notën 6 – “Në anën e tij nuk kanosen rreziqe. Në pjesën e parë bën një diagonale të vyer, ndërsa më pas vijon takimin duke dhuruar paraqitjen e tij të zakonshme. Në të dytën, rrezikon disi kur mban në lojë Pacinin”.

PORTIERËT Dy skuadrat e portierëve shqiptarë kanë dalë të fituara dje. Lacio e Strakoshës ka fituar 2- 5 ndaj Spalit, me shqiptarin që ka bërë super pritje, edhe pse është vërshëllye­r dhe ofenduar disa herë nga tifozëria vendase duke marrë notën 6.5 – “Nuk mund të bëjë më shumë në të dy golat e Antenuçit, por në pjesën tjetër të takimit është i vëmendshëm mes shtyllave. Shqiptari po rritet me të parë”. Atalanta e Berishës ka mundur në transfertë Romën me rezultatin 1- 2. Portieri shqiptar është vlerësuar me notën 7 nga “Sportmedia­set”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania