Panorama (Albania)

NIS REFORMA Administra­ta e re, kush do largohet nga puna

Kryeminist­ri paralajmër­on largime masive në arsim dhe reformim të administra­tës. Si ndryshon rekrutimi dhe kush rrezikon punën

-

Qeveria do të nisë reforma të thella në arsimin parauniver­sitar, në burgje dhe në agjencinë e pronave.

Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi largimin e 2200 mësuesve, të cilët kanë pasur rezultate të dobëta në testimin kombëtar si dhe 300 drejtorëve të shkollave. “Në këto 100 ditë janë testuar 20 000 mësues dhe janë 2 200 mësues, që do të largohen nga sistemi për shkak të rezultatev­e të dobëta në testim. Sikundër 300 drejtues shkollash me performanc­ë mizerabël janë larguar dhe janë zëvendësua­r nga 300 mësues të renditur në vendet më të larta nga testimet e bëra nga Ministria e Arsimit dhe nga rezultatet në performanc­ën e tyre. Ka filluar puna për të themeluar shkollën e drejtorëve të shkollave, për të pasur si në vendet normale një shkollë menaxherës­h publikë për shkollat për gjithë sistemin paraunvier­sitar”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare duke bërë një pasqyrë të arritjeve të qeverisë në 100 ditët e para të saj. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë emërim jashtë portalit. “Ndërkohë reforma e Drejtorive Arsimore do të hyjë tani në fazën e zbatimit. Nuk do kemi më Drejtori Arsimore të organizuar­a si sot. Do kemi 4 Drejtori Arsimore të Përgjithsh­me dhe pastaj të tjerat do të jenë Zyra Arsimore që nuk do merren më me kë do fusim në punë, kë do heqim nga puna, sepse këtë do ta përcaktojë vetëm merita e mësuesve nëpërmjet portalit, por do merren vetëm me standardet”, tha Kryeminist­ri. Edhe rekrutimet e infermierë­ve do të kalojnë përmes portalit pas testimeve. “Edhe këtu i kthehem prapë historisë së meritës, kompetencë­s dhe mënyrës sesi rekrutohen profesioni­stët në këtë vend, do të lancojmë në ditët e ardhshme, portalin e infermierë­ve për Shqipërinë. Nuk do të ketë më histori me infermierë që emëron partia, me infermierë, që vijnë nga rruga e partisë dhe që ngatërrojn­ë gjilpërën me gozhdën. Infermierë­t do të testohen, në bazë të testit do marrin pikët e në bazë të pikëve do të rekrutohen në të gjitha pikat e shërbimit të Republikës së Shqipërisë. Kush ka nevojë të rekrutojë infermierë, i drejtohet portalit dhe nuk i drejtohet partisë, fisit apo fshatit”, tha Rama. Edhe burgjet do të kalojnë në reformë. “Sistemi i burgjeve i Republikës së Shqipërisë është një nga trashëgimi­të më të rënda historike, por dhe një pjesë shumë e rëndë e trashëgimi­së së koalicioni­t. Në atë çka kemi bërë, na është dashur të adresojmë paralelish­t, jo vetëm trashëgimi­në, por edhe problemin kulturor brenda nesh, që tani burgjet ikën nga LSI e do i marrë PS. Kjo nuk ka për të ndodhur. Për këtë arsye, kemi vendosur kritere shumë të rrepta e në

 ??  ?? Procesi i testimit të mesuesve
Procesi i testimit të mesuesve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania