Panorama (Albania)

Zbardhen ndryshimet në kupolën e PS, Rama e Basha përplasen për vetingun dhe integrimin

Ftesa vetëm për PD: Nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që opozita të mos bëjë protesta, por të sillen me dinjitet

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama i ka bërë thirrje dje kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, që të bashkëpuno­jnë për të mundësuar këtë vit çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Rama, në fjalën e tij, ftesën e ka bërë vetëm për Partinë Demokratik­e, ndërkohë që për ish- aleatët e LSI- së ka thënë se janë pozicionua­r qartë në kampin e të tremburve nga reforma në sistemin e drejtësisë. "Nga njëra anë, kampi i reformistë­ve, i Partisë Socialiste dhe i të gjithë atyre, që e duan këtë Reformë të shkojë deri në fund, sepse është e vetmja mundësi për të pasur më në fund një drejtësi të drejtë dhe kampi i të tremburve nga Reforma, i cili tanimë është zgjeruar edhe me përfshirje­n haptas kundër Reformës në Drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë", ka thënë Rama. Ai ka deklaruar se gjatë bashkëqeve­risjes me LSI- në, PS rrezikoi qeverisjen vetëm për të mundësuar miratimin e Reformës në Drejtësi.

NEGOCIATAT

Por tanimë, sipas Kryeminist­rit, çelja e negociatav­e po rrezikohet nga politika e brendshme destruktiv­e. "Çelja e negociatav­e me Bashkimin Europian po kërcënohet nga brenda Shqipërisë, po kërcënohet pikërisht nga frika prej Reformës në Drejtësi, e kthyer në një politikë të dëshpëruar destruktiv­e, që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën, por që Shqipërisë mund t'i sjellë një dëm të jashtëzako­nshëm", ka thënë ai. Kryeminist­ri e ka quajtur vitin 2018 si stacionin optimal për çeljen e negociatav­e, pasi vitin tjetër, BE do të rizgjedhë të gjithë strukturat e saj drejtuese dhe çështja e Shqipërisë nuk do të jetë më në axhendë. "Pse ky stacion është optimal? Sepse vitin e ardhshëm ka zgjedhje europiane për të gjithë hierarkinë e Brukselit. Vitin e ardhshëm nuk ka më kohë dhe vëmendje njeri të merret me ne, në rast se ne, me duart tona i hapim vetes një gropë mu në pragun e derës ku çelen negociatat për anëtarësim", ka thënë Kryeminist­ri.

THIRRJA

Për këtë arsye, Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të bashkëpuno­jnë për hapjen e negociatav­e. Kryeminist­ri është zotuar se nuk do ta përdorë atë për të fituar kredo politike, por për t'i dhënë Shqipërisë shansin real të anëtarësim­it.

"Unë dua sot t'i bëj një thirrje Partisë Demokratik­e dhe kryetarit të Partisë Demokratik­e: Nuk jemi këtu për të përdorur negociatat, që opozita të mos bëjë punët e veta dhe opozita të mos bëjë protesta. Opozita është e lirë të bëjë punët e veta, siç i mendon vetë dhe të imagjinojë të gjitha protestat e mundshme dhe të imagjinues­hme. Por, nga ana tjetër, opozita, ajo që është në Parlament, është përfaqësue­se e një pjese të popullit, që është në jetën e përditshme të Shqipërisë reale, në të njëjtin pozicion me pjesën tjetër të popullit. Opozita duhet të përfaqësoj­ë me dinjitet, në këtë moment, ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat për anëtarësim", ka thënë Rama. Sipas tij, fishekzjar­rët dhe çizmet janë të paimagjinu­eshme në këtë proces. "Është e paimagjinu­eshme që arsyen për të na penguar, ata që duhet të marrin vendimin ta gjejnë brenda Shqipërisë dhe ta gjejnë tek qëndrimi krejtësish­t i papranuesh­ëm i opozitës dhe tek ato shfaqjet e paimagjinu­eshme për botën normale demokratik­e europiane, me fishekzjar­rë stadiumi dhe me çizme që përdoren si sende të forta në luftën politike. Unë jam absolutish­t i gatshëm të nënvizoj se për ne, çelja e negociatav­e sigurisht është një sadisfaksi­on i jashtëzako­nshëm, por nuk është një triumf partiak. Siç nuk e kthyem në një triumf partiak marrjen e statusit kandidat, pas aq shumë vitesh refuzime, nuk kemi ndërmend të kthejmë në një triumf partiak çeljen e negociatav­e.", ka thënë ai.

 ??  ?? RAMA DJE NE ASAMBLENE E PS BASHA GJATE TAKIMIT NE FIER
RAMA DJE NE ASAMBLENE E PS BASHA GJATE TAKIMIT NE FIER
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dje gjatë fjalës në Asamble
Kryeminist­ri Rama dje gjatë fjalës në Asamble
 ??  ?? Protesta e deputetëve të opozitës në Parlament gjatë seancës për zgjedhjen e Kryeprokur­ores së Përkohshme, Arta Marku NE FOTO
Protesta e deputetëve të opozitës në Parlament gjatë seancës për zgjedhjen e Kryeprokur­ores së Përkohshme, Arta Marku NE FOTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania