Panorama (Albania)

MERDANI: SI NA “NDRYSHOI” CELENTANO GJATË DIKTATURËS

Në 80- vjetorin e kantautori­t të madh italian

-

Adriano Celentano ka lindur në Via Gluk ( Milano), më 6 janar 1938. Djali i një familjeje emigrantës­h nga Foxhia, si fëmija i katërt, prindërit i japin emrin Adriano, në kujtim të vajzës Adriana, e vdekur nga leukemia në moshën 9- vjeçare. Pasi përfundon klasën e pestë, ai largohet nga shkolla dhe punon si orëndreqës. Në të njëjtën kohë interesohe­j për muzikën, sidomos atë rock and roll, që filloi të njihej në 1955, me ardhjen në Itali të filmit "Blackboard Jungle". Nën ndikimin e filmit, këngëve të Elvis Preslit, Jerry Luis, Celentano, vendos të bëhet edhe ai këngëtar i rock'n'roll- it, duke krijuar grupin "Rock Boys". Në vitin 1961 themeloi "Clan Celentano", që funksionoi deri në viti 1964. Nga fillimet e karrierës në vitin 1957, ai ka interpretu­ar disa nga këngët më të njohura italiane si, "Il ragazzo della Via Gluk", "Soto le lenzuola", "Azzurro", "L'attore", "Storia d'amore", "La copia piu bella", "Una storia come questa", etj. Ai është këngëtar, kompozitor, showman, aktor, regjisor, skenarist dhe autor televiziv. Konsideroh­et si një nga shtyllat e muzikës së lehtë italiane, me një karrierë të suksesshme edhe jashtë kufijtë të Italisë, duke u shtrirë në Francë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Kinë, Amerika e Jugut, Greqia, Austria, etj. Më mënyrën e tij të rrallë të të kënduarit e vallëzimit, Celentano ka shitur mbi 200 milionë disqe, një rekord ky, duke përfshirë edhe ato jashtë Italisë, për të rezultuar si këngëtari me shitjen më të lartë në historinë e muzikës italiane. Në Festivalin e Sanremo- s ai mori pjesë pesë herë, i pari në 1961 me "24 milla baci", ndërsa në vitin 1970, fitoi me "Chi non lavora non fa l'amore", kënduar me gruan e tij. Ai ka qenë protagonis­t në Canzonissi­ma më 1961, me këngën "Nata per me" e renditur e dyta, por edhe i ftuar në Teatro 10, Studio Uno, Milleluci, etj. Një ndër albumet e famshme të tij është ai me Minën. Karriera artistike e tij është e lidhur edhe me 40 filma. I martuar me Claudia Mori, një aktore pak e njohur, ka tre fëmijë: Rosita ( 1965), Giacomo ( 1966) dhe Rosalinda ( 1968). Shumëdimen­sional, Celentano ka qenë jo në pak raste në qendër të polemikave, pasi me tekstet e këngëve të tij, trajtonte problemet sociale lidhur me varfërinë, duke akuzuar klasën politike, etj. Edhe sot, Celentano është i pranishëm në bashkëpuni­me të suksesshme dhe protagonis­t në kanalet televizive të "Rai"- it e në "Mediaset".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania