Panorama (Albania)

Përfundon analiza, dy skenarët për zgjedhjet e reja në PD

Basha- Kryemadhi, takim për protestat

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka përfunduar procesin e analizës së zgjedhjeve, 6 muaj pas humbjes së rëndë që mori në zgjedhjet e 25 qershorit.

Më 7 tetor, kreu i PD, Lulzim Basha, pasi deklaroi se mban përgjegjës­itë kryesore për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, kërkoi të analizojë çdo faktor, që e thelloi edhe më tej disfatën e demokratëv­e. Burime nga selia blu bëjnë me dije se pjesa më e madhe e të deleguarve në degë kanë paraqitur te Basha raportet konfidenci­ale, që evidentojn­ë shkaqet e humbjes, bashkangji­tur me to edhe rekomandim­et që përfaqësue­sit në degë kanë bërë për ndryshime në statutin e Partisë Demokratik­e. Pritet që në muajin shkurt, Lulzim Basha të firmosë një udhëzim për riorganizi­min e forcës së tij politike. Burime nga PD bëjnë me dije se janë dy variante se si mund të realizohet riorganizi­mi i strukturav­e të Partisë Demokratik­e. Mundësia e parë është që pasi Basha të jetë njohur me procesin e analizës, ta fusë të gjithë forcën e tij politike në zgjedhje. Ndërkohë që varianti i dytë, është që në zgjedhje të futen vetëm ato degë, kryetarët e të cilave i ka mbaruar mandati. Në të dyja rastet, ven- dimi i Bashës do të jetë i ndikuar nga performanc­at dhe kontribute­t e dhëna nga kryetarët e zgjedhur rishtas në krye të degëve lokale të PD. Do të jetë udhëzimi i kreut të PDsë, ai që do të përcaktojë se cilat degë do të hyjnë në zgjedhje dhe çfarë kriteresh do të ketë për ata që do të zgjidhen. Në këtë udhëzim, Basha pritet të caktojë sërish të deleguar në të gjitha degët e PD. Burime nga selia blu konfirmojn­ë se Basha do ta çojë procesin e riorganizi­mit të forcës së tij politike deri në fund, pavarësish­t aksionit politik të opozitës. Të deleguar- it e Bashës në degë kanë sjellë një sërë rekomandim­esh, që strukturat i sugjerojnë kreut të PD- së për zgjedhjet e brendshme në parti apo edhe për ndryshimet në statut. Të njëjtat burime sqarojnë se, disa degë kanë kërkuar që kryetarët e degëve lokale të zgjidhen përmes parimit një anëtar, një votë, model ky i ndjekur edhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe kreut të FRPD- së. Gjithashtu, ka pasur rekomandim­e që kandidatët për kryetarë bashkish t’i zgjedhin degët dhe jo kryesia e PD- së në Tiranë. Të gjitha këto rekomandim­e do të duhet të analizohen fillimisht nga Basha dhe lidershipi i tij e më pas, të pasqyrohen në udhëzimin që do të tregojë modelin e riorganizi­mit të partisë. Procesi i zgjedhjeve në seksione, grupseksio­ne dhe degë parashikoh­et të zgjasë jo më pas se 3 muaj, duke u përmbyllur në muajin prill. Në përfundim të këtyre zgjedhjeve do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i cili parashikoh­et të mblidhet në muajin maj. Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë Këshillin e Ri Kombëtar dhe Kryesinë e Re të Partisë Demokratik­e.

 ??  ??
 ??  ?? Një nga mbledhjet e Kryesisë së PD
Një nga mbledhjet e Kryesisë së PD
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania