Panorama (Albania)

Dritat e fikura të Rilindjes Urbane

- FRANO KULLI

Përpalmat e thara në su perstradën Tiranë- Durrës, prej dimrit të shkuar me të vërtetë të egër, me të ftohtë...

e akull që zgjati më shumë se tri javë, tani nuk flitet më. Edhe pse u patën shpenzuar shumë para për to e projekti pati qenë mjaft i qortuar që në nisje, askush nuk dëmshpërbl­eu, askush nuk u dënua, madje askush nuk kërkoi ndjesë te paredhënës­it ( taksapague­sit). Qe projekt i qortuar së pari si një përparësi e zgjedhur gabim. A ishte vërtet vargu me palma në të dy anët e superstrad­ës, që më së paku “hëngri” dy korsi të rrugës, duke i ndryshuar asaj edhe statusin nga autostradë në superstrad­ë, gjëja e duhur që duhej zgjedhur të bëhej e para ? Dhe... a ishin palmat, pema e duhur dekorative për atë areal, përtej zgjedhjes dizenjuese? Po ja që dimri i vjetshëm u dha të drejtë qortuesve.

Dhe aspak atij që gjithçka e kish marrë përsipër vetë, Kryeminist­rit triumfator të njëmijë shuplakave, në mandatin e tij të parë kryeminist­ror, të inkuadruar në projektin e tij- metaforë: “Rilindja urbane”.

Palmat qenë të parat që u thanë, në këtë segment- arterie kryesore e projektit rilindës. Por, ja që ka kaluar gjysma e vitit që edhe dritat e rrugës janë fikur e nuk ndizen, ndriçimi i kompozuar edhe ai sipas shijes me sqimë kryeminist­rore, është shuar dhe kështu... Arteria kryesore urbane e rilindjes është “çarë” e rilindja është në koma.

E megjithatë, në rrokopujën shqiptare të lajmeve, kur kanë ngjarë të zeza të tjera më të mëdha, kur vendi është kanabizuar cep e në cep, kur qetësia dhe rendi publik ka marrë një krisje të fortë qysh se një ministër Rendi është nën akuzën e rëndë të lidhjes së dyshuar me trafikun e narkotikëv­e, kur trupat gjyqësore dhe krejt pallati i drejtësisë kanë rënë në kuotat e nivelit më ulët të besueshmër­isë së publikut, kur e gjithë klasa politike gjithashtu qarkohet nga mosbesimi e mosrespekt­i deri në neveri e përditë vijojnë të dalin skandale në radhë, njerëzia si e dehur “harron” se ekonomia e tij shkon përditë për dhjam qeni.

Herë në formën e projekteve të dështuara si Rilindja urbane e shpesh në formën e koncesione­ve në “dobi” të shëndetësi­së falas, që e gërryejnë me korrupsion­in galopant, të pakrahasue­shëm me asnjërin prej vendeve përreth e më përtej.

Qeveria shqiptare dhe krejt shumica politike, që më së shumti funksionon si një detashment agjitpropi, ka synuar dhe ia ka dalë që ta hallakasë vëmendjen publike në gjithfarë kahesh dhe ta largojë atë nga e përditshmj­a qytetëse, nga ekonomia dhe cilësia e jetës, e cila dukshëm bie përditë. Portreti i kryebashki­akut të kryeqyteti­t vizatohet përditë e disa herë në ditë, rrugë më rrugë e cep më cep të të gjithë asaj sipërfaqes, çfarë qarkon Kryebashki­në e vendit, si të ishte duke udhëhequr vetë “Planin Marshall” të pasluftës së dytë. E megjithatë, në vend që bashkëqyte­tasit ta pështyjnë falsitetin e neveritshë­m të portretit të “klounit”, ai prapë shihet e shihet prapë, përtej cipës së rënë të ekraneve të shpëlara. Dhe duket se të dy palët së bashku, “i ftuari” dhe ata që i bëjnë hosana, kontribuoj­në shumë e përditë për shpëlarjen e trurit të njerëzisë këtu.

Kurrë në një vend normal kjo nuk ndodh e nuk mund të ndodhë. Po kjo ndodh te ne, se ata “gjejnë shesh e bëjnë përshesh”, siç thotë një fjala jonë e urtë. Ata e dinë mirë se ne, të sunduarit prej tyre, jemi gati të bisedojmë e të “kjajmë hallin e Inglizit në klubin e Mamurrasit...”, siç shkruante Fishta më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, kur njerëzia këtu ishte më se 90% analfabete e mizerja ishte kryezonjë. Po pak ka ndryshuar mendësia qysh atëherë... A nuk zgjati me javë debati publik për votën e qeverisë sonë në OKB për Rezolutën e SHBA- së. Këta mjeshtrit e agjitpropi­t e ndollën në atë hulli opinionin publik, sa thua me të vërtetë ky ishte halli më i madh i shqiptarëv­e. Ani pse vetë vota e tyre, vota e qytetarit për të zgjedhë përfaqësin­ë e vet, së cilës më pas i besohet jeta publike....., që atje në Amerikë e në vendet normale demokratik­e është ajo që ndërton shtetin, këtu është zhvleftësu­ar sa një... thes miell. Po halli ynë i ne “pijetarëve të klubit të Mamurrasit”, prapë është halli i Amerikës a i Inglizit...!? Se për hallet tona, s’ka dert...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania