Panorama (Albania)

Ryshfeti 50 mijë euro, lirohet bashkëshor­ti i ish- gjyqtares

Morën ryshfet 50 mijë euro në këmbim të një vendimi

-

Bashkëshor­ti i ish- gjyqtares Majlinda Andrea, Odhise Andrea, është liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës.

Ai ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgi, për skandalin e korrupsion­it ku çifti mori 50 mijë euro në këmbim të një vendimi për një pronë në Sarandë. Odhise Andrea, dikur punonjës i Kuvendit të Shqipërisë, është liruar me kusht nga Gjykata e Tiranës, pasi i kishte mbetur vetëm pak kohë për të kryer nga dënimi me burg për rastin e korrupsion­it. Së bashku me të është liruar edhe Ilia Çabiri, njëri prej personave që i dha paratë ish- gjyqtares Andrea. Ky i fundit ka qenë në kushte jo të mira shëndetëso­re dhe prej kohësh ka kërkuar një dënim më të butë. Lidhur me rastin, ish- gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua nga Gjykata me 4 vjet burgim për rastin e ko- rrupsionit. Por ky dënim iu konvertua në shërbim prove. Gjithashtu, Gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar detyrën për 5 vjet. Ndërkohë, shuma prej 50 mijë eurosh që u mor për marrjen e vendimit në dëm të një pale tjetër i kaloi shtetit. Skandali me ish- gjyqtaren e Gjykatës së Lartë doli në dritë në shtator të vitit 2016. Edhe pse për dy bashkëshor­tët kishte urdhërarre­ste, ata u larguan jashtë shtetit dhe më pas u kthyen sërish. Fillimisht ka qenë ishgjyqtar­ja ajo që është përballur me drejtësinë dhe më pas edhe bashkëshor­ti i saj. Sipas dosjes hetimore, Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino i dhanë 50 mijë euro Majlinda Andreas që të japë një vendim pro tre. Shuma mendohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshor­tit të saj, Odhise Andrea. DOSJA Ilia Çabiri, në cilësinë e përfaqësue­sit të një familjeje ish- pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundont­e në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me Odhise Andrea. Petraq Dashi nënshkroi një kontratë fiktive me Ilia Çabiri dhe Eleni Linon, në bazë të së cilës ai deklaronte se u huazonte shumën prej 50 mijë euro. Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzoi bashkëshor­tit të ishgjyqtar­es së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të Çabirit dhe Linos.

 ??  ??
 ??  ?? Bashkëshor­ti i ish- gjyqtares Majlinda Andrea, Odhise Andrea
Bashkëshor­ti i ish- gjyqtares Majlinda Andrea, Odhise Andrea
 ??  ?? Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea
Ish- gjyqtarja Majlinda Andrea

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania