Panorama (Albania)

Falsifikon­te dokumente për në Angli, arrestohet

-

TIRANE – Policia e Tiranës ka arrestuar dje një 38- vjeçar, i cili po hetohej prej më shumë se 6 muajsh për falsifikim dokumentes­h. I dyshuari akuzohet për dhënie ndihmë në kalim të paligjshëm kufiri dhe ndaj tij Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, masë që u ekzekutua dje nga oficerët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se i arrestuari Eduart Tafçiu, dyshohet se pajiste me dokumente false personat, që kishin si qëllim udhëtimin në drejtim të Anglisë. “Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë dokumentim­i me prova ligjore i veprimtari­së kriminale të kryer nga shtetasi Eduart Tafçiu, për veprën penale ‘ Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’, kundrejt përfitimit”, tha zyrtarisht dje Policia. Gjatë paradites së djeshme u finalizua operacioni me kapjen dhe ndalimin e shtetasit Eduart Tafçiu, 38 vjeç, ban- ues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellës­it”. Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Policinë e Tiranës, në korrik të vitit 2017 janë referuar materialet në ngarkim të tij, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë sigurimi i provave nga i dyshuari, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuar­ve, bërjen në mënyrë të falsifikua­r të kartave të identiteti­t, kartave të shëndetit dhe patentave italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme, me destinacio­n Anglinë. Gjatë arrestimit iu gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, 2 automjete, 2 laptopë, një DVR, një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm, në interes të aktiviteti­t që kryente, shuma prej 30 mijë lekësh të rinj, 3 celularë, një pajisje elektronik­e me mbishkrim “Mini Money Detector” UV, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania