Panorama (Albania)

Sulmi kuqezi në hije, shpresat te… portierët

Alarmi për Panuçin, të gjejë mënyrën si zgjidhet një ndeshje

-

Është thënë e stërthënë, kur vjen puna për Kombëtaren shqiptare, që mungon një "yll".

Nëse edhe në kombëtaret që janë në rajon, apo edhe në to elitare, evidentohe­t shpesh një talent apo njeri që di të nxjerrë gol, për kuqezinjtë mungon ai që mund të zgjidhë një ndeshje apo "njeriu gol".

- Ndër vite, kuqezinjtë kanë pasur një lider si Cana, apo edhe të tjerë përpara tij që udhëhiqnin grupin, por ky i fundit bënte diferencën. Forca të grupit dhe bashkësia e të gjithëve, ka sjellë ato arritje dhe rezultate të deritanish­me. E ndërsa shohim një Elseid Hysaj, që luan në nivele të larta me Napolin apo Mavraj në Bundesligë e Agolli në Azerbajxha­n dhe në Ligën e Kampionëve, për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk ka për "zanat" golin. Në katërkëndë­sh, Shqipëria ka të ardhme të garantuar, me dy portierë që po tregojnë vlerat në elitën e futbollit italian. Një siguri e shtuar për Ko-

Paradoksi

mbëtaren në dekadën pasardhëse. Mirëpo, paradoksi qëndron tek… goli. Momentalis­ht, sulmi i kuqezinjve është në hije. Ata që kanë barrën e shënimit të golave, nuk janë protagonis­të.

- Sadiku luan në Poloni dhe së fundmi nuk i është dhënë mjaftueshë­m hapësirë për të qenë protagonis­t. Balajn, dëmtimet nuk e kanë lënë që të tregojë vlerat këtë sezon, e po ashtu edhe Cikalleshi në Turqi ka qenë i

Sulmi

FUTBOLLIST­Ë të rinj pritet që të afrohen në Kombëtare nga trajneri Panuçi gjatë grumbullim­it të radhës. Pas Qakës, Ahmedit e Hajdareviç, të tjerë elementë pritet të bëhen kuqezi. pafat. Ndërsa Grezda po jep shndrija shpërthimi me Osijekun, me asistent dhe golat, nuk mjafton edhe pse është i vetmi që "e kalon klasën". Odise Roshi, megjithëse është gjithmonë protagonis­t me kombëtaren, me grintën që tregon gjithmonë, luan në Rusi dhe niveli i atjeshëm nuk i jep mundësinë që të reklamohet mjaftueshë­m. Asdren Llullaku, nga golat me thes në Rumani, është transferua­r në Kazakistan, ku duket qartësisht që nuk përshtatet me karakteris­tikat e tij.

- Për sa kohë sulmi nuk është shpërthyes, atëherë lind nevoja që të kthehet vëmendja tek mesfusha. Mirëpo, nëse Xhaka e Basha janë titullarë të padiskutue­shëm, Memushaj apo Qaka, që janë më pranë portës kundërshta­re për tiparet dhe karakteris­tikat që kanë, nuk po tregojnë kaq shumë vlera në fushë, sa herë iu përmendet emri gjatë kësaj merkatoje. Për sa kohë prapavija garanton stabilitet dhe mesfusha qëndrueshm­ëri e harmoni në një ndeshje, trajneri Panuçi duhet të zgjidhë problemin e golit. Përpara se kuqezinjtë të nisin edicionet kualifikue­se drejt "Euro 2020", trajneri duhet të… shpikë "njeriun gol", problemi thelbësor për ecurinë pozitive të skuadrës.

"Njeriu Gol"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania