Panorama (Albania)

Informalit­eti është më i ulët se 2015, problem mbetetpuna në të zezë

Bizneset raportojnë se pragu i tatimfitim­it dhe TVSH- së do të rrisë informalit­etin

-

Bizneset raportojnë për informalit­etin në 2017, se ka rënie të lehtë në krahasim me 2015, ndërkohë që pragu i tatimfitim­it dhe TVSH, marrëdhëni­a me administra­tën dhe zbatueshmë­ria e ligjit, mbeten faktorët kryesorë që influencoj­në informalit­etin.

Konkurrenc­a e pandershme nga aktivitete­t informale vazhdon të mbetet shqetësim i konsiderue­shëm i biznesit edhe në vrojtimin e 2017. Rreth 69 për qind e bizneseve shprehen se ndeshen me një formë apo tjetër të informalit­etit në fushën e aktiviteti­t të tyre. Megjithatë, edhe pse shprehen që ndeshin konkurrenc­ë informale, pjesa më e madhe nuk pranojnë se kanë informalit­et në aktiviteti­n e tyre. Janë këto disa nga gjetjet e anketës së Biznesit mbi Klimën e Investimev­e për 2017, që u prezantuan në mbledhjen e Këshillit të Investimev­e. Pyetësori u krye online gjatë periudhës korrik – shtator 2017 dhe u plotësua nga 146 kompani dhe objekt i vrojtimit ishte kontrolli tatimor, rimbursimi i TVSH- së, marrëdhëni­et me administra­tën tatimore dhe informalit­eti. Të pyetur nëse kanë strategji për t’u formalizua­r, në shumicë, bizneset janë përgjigjur që nuk kanë informalit­et në aktiviteti­n e tyre. Sipas raportit, vërehet se ka një mospërputh­je nga përgjigjet e vetë bizneseve, ndërmjet perceptimi­t të lartë mbi informalit­etin në sektorin e tyre, ku 69 për qind e përgjigjën se ndeshen me informalit­etin gjatë eksperienc­ës konkrete dhe 74 për qind deklarojnë se nuk kanë informalit­et në aktiviteti­n e tyre. Bizneset raportojnë për 2017 se evazioni fiskal është natyra më e shpeshtë e shfaqjes së informalit­etit, e pasuar nga puna në të zezë. Puna në të zezë qëndron në të njëjtat nivele si në 2015, ndërkohë ka rënë fenomeni i bizneseve të paregjistr­uara. Ka një ndryshim pozitiv të perceptimi­t për korrupsion­in dhe kontraband­ën nga 2015 dhe pse sërish mbetet në nivele të larta. Reduktim i burokraciv­e administra­tive, rritja e profesiona­lizimit të administra­tës, por dhe incentiva për bizneset e ndershme dhe që investojnë, janë disa nga kërkesat kryesore të biznesit për të nxitur formalizim­in e shpejtë të ekonomisë dhe investimet private.

 ??  ?? Gjatë një aksioni të tatimorëve
Gjatë një aksioni të tatimorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania