Panorama (Albania)

Po luante pranë ujit, fëmija 3 vjeç mbytet në lumin Kir

-

SHKODER – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një fëmijë 3 vjeç është mbytur në lumin Kir rreth orës 13: 00 të së shtunës. Gjithçka ka ndodhur në një moment pakujdesie nga prindërit dhe familjarët e vogëlushit. Duke luajtur, i vogli ka humbur nga vëmendja e tyre dhe është larguar në distancë duke iu afruar rrjedhës së lumit. Ndërsa familjarët po merreshin me punë, 3- vjeçari është përfshirë nga rrjedha e ujit. Pavarësish­t ndërhyrjes së shpejtë të të afërmve dhe prindërve të tij, vogëlushi është nxjerrë në gjendje të pavetëdijs­hme nga lumi. Në bazë të informacio­neve që jep Policia e Shkodrës, fillimisht, kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë vërejtur 3- vjeçarin në momentin që është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Ata kanë dhënë alarmin duke bërë që familjarët më pas t’i shkojnë në ndihmë. Pavarësish­t dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, mjekët nuk kanë pasur asnjë mundësi për ta rikthyer në jetë vogëlushin. Për shkak të sasisë së madhe të ujit, 3- vjeçari, bëjnë të ditur mjekët, është mbytur në pak minuta. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj, ka marrë në pyetje prindërit e fëmijës së mbytur si dhe kalimtarët në cilësinë e dëshmitarë­ve. Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ka ardhur nga një moment pakujdesie, duke bërë që i vogli të tërhiqet nga uji. Gjithsesi, do të jenë hetimet e mëtejshme që do të përcaktojn­ë shkakun dhe rrethanat që sollën ngjarjen e rëndë që i mori jetën fëmijës vetëm 3 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania