Panorama (Albania)

Igli Tare: Milinkoviç, goditja e karrierës, Kavani, pengu im

“De Vraj nuk largohet as për Barcelonën dhe as për Interin”

-

De Vraj, Milinkoviç­Saviç dhe… Kavani. Flet Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, i cili mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, zbulon prapaskena interesant­e dhe zbardh vendime të rëndësishm­e: “De Vrij ( në skadencë kontrate dhe i ndjekur nga klube të rëndësishm­e: Barça e Interi mbi të gjithë) në fund do qëndrojë, do e shikoni”, ka deklaruar, në fakt, Tare për “RadioSei”, duke bërë zyrtar lajmin e shumëpritu­r nga tifozëria bardhekalt­ër.

“Goditja ime më e mirë? Mbetet pa dyshim Milinkoviç- Saviç. Jo vetëm sepse është një prej talenteve më të forta në qarkullim, por edhe sepse e binda të mbante premtimin që më pati bërë në fillim. Ndërsa pengu është Kavani, por në atë peri- udhë nuk ishin kushtet e duhura ‘ politike’ që të kalonte te Lacio”.

RINOVIMI ME LACION - “Rinovimi im”, ka vijuar më pas Tare, do jetë një formalitet. Është mendimi i fundit që më kalon në kokë, mes meje dhe presidenti­t Lotito ka respekt dhe besim reciprok. Më është dashur të mësoj gjithçka vetë, nuk ka qenë e lehtë sepse nuk kisha eksperienc­ë e mbi të gjitha, askush nuk besonte tek unë. Merita është e Lotitos, që pa më larg se të tjerët duke më besuar këtë rol. Kanë qenë pikërisht kritikat, ato që më kanë shtyrë përpara, unë jam i ndërtuar kështu: sa më shumë më sulmojnë, aq më shumë karikohem. Në Romë duhet të përballesh me gjithçka, është thelbësore që ambienti të jetë i bashkuar. Kritikat janë të rëndësishm­e, por gjithmonë nëse janë kon- struktive, por është e gabuar të sulmosh atë që punon me kokën ulur. Edhe kjo bën të hedhësh hapin cilësor. Isha i vetëdijshë­m që herët a vonë do mblidhja frytet e punës sime. Kjo me siguri është Lacio më e fortë që kam ndërtuar në dhjetë vitet e mia si drejtues në këtë klub, por nuk duhet të shpërqendr­ohem sepse duhet punë për të arritur objektivat.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania