Panorama (Albania)

Rama e quan opozitën firmë çizmesh, Basha: Pesë derra të krimit ndajnë paratë

“Të protestojn­ë për kamatat e KESH- it e çmimin e ujit”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrj­e masive në protestën e 27 janarit.

Në një takim të zhvilluar me strukturat e PD- së në Vorë, Basha kujtoi se protesta e thirrur nga opozita nuk është politike, por ka për qëllim mbështetje­n e qytetarëve përballë vështirësi­ve ekonomike, me të cilat po i përball keqqeveris­ja. Kreu i PD- së solli në vëmendje pagesën me këste të energjisë elektrike nga qytetarët, ndërkohë që qeveria paguan koncesione që nuk i shërbejnë qytetarëve. "200 milionë është borxhi total i shqiptarëv­e ndaj KESH- it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncension­arë, për 5 derra të krimit dhe korrupsion­it, që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri, e cila e ka lidhur fatin me njerëzit, të mos ndërpresë menjëherë këtë marrëdhëni­e kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH- it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH- it apo nga mynxyra e rritjes së çmimit të ujit", deklaroi Basha. Kreu i opozitës theksoi përpara strukturav­e të PD- së në Vorë se 27 Janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje që shqiptarët do t'i japin qeverisë me pjesëmarrj­en e tyre në shesh. "Qytetarët në këmbë me pjesëmarrj­e masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri, kanë marrë fund dhe janë të papranuesh­ëm", theksoi kreu i PD- së. Basha premtoi se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetu­ra dhe për të anuluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëv­e nëpërmjet koncesione­ve. "Ky është plani. Ky është vendimi. Kjo është vendosmëri­a e demokratëv­e. T'u japë shqiptarëv­e një qeveri, e cila paratë nuk i çon tek oligarkët, por i çon tek qytetarët. Çmimi i energjisë, çmimi i naftës, çmimi i ujit, çmimi i ushqimeve bazë janë shqetësime themelore të njerëzve. Papunësia, varfëria, mungesa e shpresës janë pasojat e drejtpërdr­ejta të këtyre mynxyrave, që janë dhurata dhe prodhimi i vetëm i Edi Ramës për popullin", tha kreu i PD- së. Edhe një herë Basha kujtoi se qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar në protestën e 27 janarit, është largimi i qeverisë së Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie antimafia, e cila do të përfundojë reformën zgjed- hore, do të çlirojë drejtësinë nga krimi dhe do t'u kthejë shqiptarëv­e të drejtën për të vendosur me votë të lirë se kush do t'i qeverisë.

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e opozitës pëpara Parlamenti­t
Protesta e opozitës pëpara Parlamenti­t
 ??  ?? Lulzim Basha dje në Vorë
Lulzim Basha dje në Vorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania