Panorama (Albania)

Serum në korridor, Urgjenca nuk ka më shtretër

Durrës, 18 shtretër në spital për 250 urgjenca në ditë

- DURRES/

Urgjenca e Spitalit të Durrësit nuk ka kapacitete­t e nevojshme për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve, që dynden gjithnjë e më shumë drejt këtij reparti për të marrë asistencë mjekësore.

Përgjatë 24 orëve, në këtë repart paraqiten mbi 220- 250 pacientë çdo ditë, ndërkohë në dispozicio­n janë vetëm 18 shtretër, të cilët shërbejnë për rastet e paraqitura. Numri i ulët i shtretërve, krahasuar me rastet e paraqitura, ka bërë që stafi mjekësor që shërben në Urgjencën e spitalit të Durrësit të improvizoj­ë shtretër duke përdorur barelat. Shumë prej pacientëve, që kërkojnë ndihmë mjekësore e marrin atë të shtrirë në barelë, në korridorin e këtij reparti. Dhomat dhe të 18 shtretërit qëndrojnë çdo moment të bllokuar, për shkak të rasteve të shpeshta, që paraqiten në këtë repart.

Stafi mjekësor shprehet se, në Urgjencën e spitalit të Durrësit fluksi i emergjenca­ve i ka kaluar limitet e përballimi­t. “Deri në 250 pacientë në ditë pret Urgjenca e spitalit në Durrës. Aksidentet dhe virozët e stinës kanë rritur numrin e personave që kërkojnë ndihmën e parë pranë këtij reparti. Popullsia në qytet është rritur. Rrjedhimis­ht edhe numri i pacientëve. Por ambientet e Urgjencës mbeten të pandryshua­r ndër vite. Në këto kushte, zgjerimi i këtij reparti mbetet i domosdoshë­m. Pra, kufizuar në numër sh- tretërish dhe ambientesh, Urgjenca nuk ka vend për të gjithë”, tha për gazetën, shefi i Urgjencës, dr. Ashim Zogu. Mjafton të qëndrosh disa minuta në këtë repart, kon- staton lehtë që një pjesë e mirë e pacientëve e marrin shërbimin në korridor apo serumin mbi barelë, në mungesë të shtretërve dhe ambienteve që janë të pamjaf- tueshëm për të përballuar fluksin e lartë të qytetarëve që i drejtohen Urgjencës për asistencë mjekësore. Fluksin e lartë të emergjenca­ve, Zogu e shpjegon duke u shprehur se “në mënyrë të pakuptimtë qytetarët ‘ injorojnë’ mjekun e lagjes dhe dynden drejt Urgjencës. Është krijuar një situatë vërtet e vështirë, pasi shumë pacientë, që fare mirë shërbimin mjekësor mund ta marrin tek mjeku i lagjes, vijnë këtu në Urgjencë. Pra, Urgjenca, sikurse ka edhe emrin, është për raste vërtetë urgjente. Këtu vijnë edhe për të marrë një serum apo edhe për të bërë kurën e gjilpërave. Në këto kushte, krijohet një katrahurë në këtë repart, pasi stafi mjekësor do t’i shërbejë çdo pacienti që paraqitet ka apo nuk ka emergjencë”, shprehet shefi i Urgjencës.

Zogu u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përpara se t’i drejtohen Urgjencës duhet të paraqiten fillimisht tek mjeku i lagjes, me përjashtim të rasteve emergjente. E njëjta situatë paraqitet edhe në urgjencën e Pediatrisë, ku për shkak të virozëve, është rritur ndjeshëm numri i të vegjëlve që paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe në këtë repart, ka lindur nevoja e zgjerimit të ambienteve dhe shtimit të numrit të shtretërve. Spitali Rajonal i Durrësit pret edhe rastet emergjente të spitalit të Kavajës, Shijakut e qendrave shëndetëso­re në të gjithë qarkun.

Deri në 250 pacientë në ditë pret Urgjenca e spitalit në Durrës. Aksidentet dhe virozët e stinës kanë rritur numrin e personave që kërkojnë ndihmën e parë pranë këtij reparti. Popullsia në qytet është rritur. Rrjedhimis­ht edhe numri i pacientëve. Por ambientet e Urgjencës mbeten të pandryshua­r ndër vite

 ??  ?? Qytetarë në Urgjencën e Durrësit
Qytetarë në Urgjencën e Durrësit
 ??  ?? Pacient duke marrë serum në korridorin e Urgjencës
Pacient duke marrë serum në korridorin e Urgjencës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania