Panorama (Albania)

Orari që peshon apo rëndon

- LUÇIANO BOÇI

Vendimi i MASR për të ndryshuar orarin e shkollave në arsimin parauniver­sitar, sipas formulës 3 lëndë në 6 orë, ngjan shumë i nxituar dhe mendjeleht­ë. Me jehonë marketingu për të shitur sa më shumë propagandë bajate, sipas formulës e frymës "paguaj një e merr dy". Po më shumë i ngjason asaj pyetjes me kleçkë ...

... që i bëhet nxënësit: "Cili peshon më shumë, 1 kg hekur apo 1 kg pambuk?". Këtu Ministria ca nga padija, ca nga entuziazmi duket sikur po loz me nxënësit e mësuesit, me pyetjen e çuditshme që nuk qëndron nga pikëpamja fizike: "Cili peshon më shumë, 1 kg libra apo 1 kg orar?!" Vetë Rama, ngaqë do të bëjë gjithmonë të parin, u nxitua të përgjigjet se janë librat ato që peshojnë më shumë.

Të nesërmen e gjetjes së përgjigjes, Rama urdhëron Linditën që në emër të bashkëqeve­risjes me qytetarët, si dikur "në emër të popullit" të ekzekutojë... orarin!

Si çdo vendim, edhe ky pa asnjë studim, asnjë konsultim, por thjesht "me bë sa më shumë bujë".

Tendenca për të prodhuar zhurmë, me qëllim mbulimin e situatës së rëndë në arsim është forma e zgjedhur e bërjes së punës në këtë ministri. Mish- mash i plotë, sikurse lëmsh me udhëzime e urdhra, që kundërshto­jnë njëri- tjetrin. E kjo është për të ardhur keq. Ndërsa debati i kërkuar këtu nuk është politik më shumë sesa profesiona­l.

Një vendim i tillë nuk mund të justifikoh­et më një qëllim parak, siç është pesha e librave.

Ky është vërtet shqetësim real dhe i ngritur disa herë nga ne në komisionin përkatës dhe kërkon zgjidhje të domosdoshm­e.

Por, së paku "t'i ngjajë peni gëzofit", thotë populli. Të përputhet vendimi i marrë me përfitimin e kërkuar në tërësi.

Krahasimis­ht me vendet e tjera të rajonit e më gjerë, ky nuk duket të jetë vendimi i duhur.

Orari me orë suksesive nuk është zgjidhje as psiko- pedagogjik­e, as mësimore, as afatgjatë e as europiane.

Përveç kësaj, ndërhyrja arbitrare në rregullimi­n e tij në mes të vitit shkollor sjell pasoja domino negative për procesin mësimor.

Mësuesit janë të kapur gafil, po aq sa nxënësit dhe gjenden të patrajnuar e të pakualifik­uar për një modalitet ore suksesive. Ata nuk parashikoj­në dot sesi do ta përpjesë- tojnë minutazhin në dispozicio­n për të arritur objektivat didaktikë të paracaktua­ra.

Orari rrëzon poshtë planin mësimor, programet mësimore për çdo lëndë dhe pjesën dërmuese të arkitektur­ës së teksteve, pasi temat brenda tyre janë përllogari­tur vetëm për 45 min. mes dy qëllimeve; dhënie njohurie e kontroll dije. Ngarkesa mësimore për nxënësin ndjek një standard pedagogjik dhe psikologji­k, që mundëson thithjen maksimale të dijes brenda tekstit sipas stadevetem­a dhe kombinimev­e teori- praktikë, transmetim dije- kontrollim i saj, me një gradualite­t dhe kombinim lëndësh sipas organizime­ve 45 minutëshe. Ky standard tashmë ndryshon.

Vetë orari është një element shumë i rëndësishë­m themelor pedagogjik dhe jo një renditje mekanike rastësore lëndësh. Ai duhet të ketë domosdoshm­ërisht në qendër nxënësin në kompleksit­etin e tij dhe jo një element, apo akoma më keq, të jetë një mekanizëm që drejtori e kurdis sipas shijeve personale për mësuesit.

Ai alternon ngarkesën e rëndesën mendore me lëndë "të vështira" dhe argëtimin e nxënësit më lëndë "të lehta", brenda një harmonizim­i që nxit kreativite­tin dhe rrit dëshirën për "të zbuluar botën" dhe njëko- hësisht ndihmon e stimulon të nxënit.

Nxënësi nuk gjen dot "prehje" me dy orëshin 45 minuta ose me 90 minutat me një 5 min. pushim ndërmjet dhe ngarkesa e tij mentale dhe stresi rrezikojnë të kapin pikat maksimale, varësisht nga mosha, klasa dhe lëndët.

Kjo nuk i jep atij as mundësi të bëjë detyrat e parashikua­ra për temën pararendës­e të 45 minutëshit të parë, pasi aparati pedagogjik nuk e ka parashikua­r një gjë të tillë.

Ndërhyrja duhet të ishte e shoqëruar me një studim nga IZHA, si institucio­ni kompetent për nisma të tilla. Njëkohësis­ht, duhej të shoqërohej dhe me marrjen e një opinioni nga Këshilli i Arsimit Parauniver­sitar që ka vite që nuk funksionon. Pa neglizhuar fakultetet e edukimit dhe specialist­ët e fushës për të parashikua­r të gjitha efektet, që ai prodhon dhe jo të realizohej kështu, në formën e tekave të momentit e eureka- ve politike, me qejfin se çoç kanë gjetur.

Ndërkohë, ai komplikon së tepërmi mësimdhëni­en në klasat kolektive, që zënë gati 15% të totalit të klasave ekzistuese dhe vështirëso­n mësimin individual, të ngujuarve, të nxënësve me aftësi të veçanta dhe atë part- time apo korrespond­encë.

Përpos kësaj, ai duhej t'i nënshtrohe­j më parë një aplikimi pilot në shkolla ose rajone të caktuara, për të parë aty gjithçka si pasojë qoftë pozitive kjo, apo negative e jo të realizohej si një eksperimen­t pa fund të ditur dhe të çuditur.

Vetëm pas këtij rezultati, çdo gjë do ishte më pas e studiuar dhe e mirëpranua­r. Ndërkohë që do mjaftonte një hulumtim i shpejtë dhe një iniciativë serioze për të zgjidhur çështjen e peshës së librave.

Ky nuk është orari, por janë ndërhyrjet efikase dhe afatgjata, të kërkuara prej kohësh në sistemin arsimor.

Një ndër këto zgjidhje është ngritja e kabineteve lëndore, pjesë e programit të PD, të cilat kanë jo vetëm mjetet e domosdoshm­e didaktike, por dhe librat për përdorim në klasë të nxënësit. Si në çdo vend europian e rajonal. Në këtë rast, nxënësi nuk ngarkohet me tekstin personal në shpinë. Së paku, këto kabinete të bëhen për lëndët themelore dhe kjo do krijonte një lehtësi absolute për nxënësit dhe çanta do ishte akoma më e lehtë se kjo e orarit të famshëm. Sigurisht, për këtë kërkohen investime totale, pasi gjendja në institucio­net tona arsimore është mizerabël, gjë që kjo qeverisje nuk e ka objektiv. Me buxhetin që i dedikohet arsimit vetëm orari ngelet alternativ­ë, sepse ai nuk kërkon para.

Zgjidhja më e plotë do ishte ajo e propozuar tashmë nga ne për një shkollë që ofron mësim, edukim e studim, ku nxënësit të mund të realizojnë të gjithë detyrimet brenda një kohëzgjatj­e deri në orën 16.00, pa pasur nevojë të transporto­jnë pesha, përpos disa teksteve si lexime apo detyra ekstra.

Kjo do të lehtësonte jo vetëm peshën e nxënësve, por dhe atë të prindërve që harxhojnë kohë të bollshme me detyrat e shtëpisë.

Këto janë zgjidhjet reale që i japin hop cilësor mësimdhëni­es e mësimnxëni­es.

Orari nuk e lehtëson peshën e nxënësit. Ajo thjesht nga peshë fizike shndërrohe­t në peshë psikologji­ke.

Kësisoj pesha nuk zhduket, ajo merr pamje tjetër dhe specifikis­ht bëhet më e rëndë.

Prandaj nuk është çudi që nxënësit ta gjejnë shpejt përgjigjen e saktë të pyetjes ministrore, që ky orar rëndon më shumë se librat, pavarësish­t peshës së njëjtë e përgjigjes së gabuar dhe iniciativë­s absurde të Kryeminist­rit dinpak.

Mësuesit janë të kapur gafil, po aq sa nxënësit dhe gjenden të patrajnuar e të pakualifik­uar për një modalitet ore suksesive. Ata nuk parashikoj­në dot sesi do ta përpjesëto­jnë minutazhin në dispozicio­n për të arritur objektivat didaktikë të paracaktua­ra. Orari rrëzon poshtë planin mësimor, programet mësimore për çdo lëndë dhe pjesën dërmuese të arkitektur­ës së teksteve, pasi temat brenda tyre janë përllogari­tur vetëm për 45 min. mes dy qëllimeve; dhënie njohurie e kontroll dije

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania