Panorama (Albania)

Mustafaj: Protesta, bashkim i pakënaqësi­së

"Enigmë forca e LSI- së, nuk ka protestuar më parë"

-

Ish- ministri i PD- së, Besnik Mustafaj, shprehet optimist për protestën që opozita do të organizojë më 27 janar përpara kryeminist­risë. Në një intervistë për "News 24", Mustafaj ka theksuar se kjo protestë është ndryshe nga protestat e zhvilluara nga PD- ja përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi tashmë ndihet pakënaqësi­a e theksuar ndaj qeverisë. Megjithatë, ish- ministri i PD- së nuk beson ashtu siç Basha ka premtuar, qeveria të çmontohet nga protesta e 27 janarit. "Këto protesta kanë një të veçantë nga protestat e organizuar­a para zgjedhjeve të 25 qershorit, përfshirë edhe çadrën. Protestat këtë herë janë një bashkim i pakënaqësi­së së një partie të majtë dhe një koalicion i partive të djathta. Mbetet për t'u parë se sa ligjërimi politik i drejtuesve të dy krahëve të opozitës, sidomos i PD- së, ka arritur të ngjisë në opinionin publik dhe të bëhet bindës për të shprehur pakënaqësi­në. E para që pritet është matja e forcës protestues­e. Kjo është një enigmë më vete, sepse nuk dihet forca e LSI- së, pasi nuk ka protestuar kurrë dhe nuk dihet forca e PD- së pas çadrës dhe zgjedhjeve të përgjithsh­me. Por nuk u besoj atyre që thotë Basha se kjo protestë do të çmontojë qeverinë. Pasi aktualisht qeveria ka legjitimit­et të plotë, ka numrat në Parlament, ka një grup parlamenta­r, që qartazi Rama e kontrollon mirë", deklaron Mustafaj. Sipas ish- ministriri­t të PD- së, Edi Rama përballë protestës së thirrur nga opozita, po përpiqet të për- dorë kartën e integrimit në BE, për të rritur pakënaqësi­në e shqiptarëv­e për këtë reagim të PD- së. "Rama ka një refuzim total për të bërë një analizë, për të parë nëse opozita ka apo jo arsye për të qenë në protestë. Deri tani, ka bërë akuza se opozita organizon protesta se ka frikë Reformën në Drejtësi, pasi nuk ngjiti kjo tezë, tani po kërkon të spekulojë me ndjeshmëri­në që ka opinioni publik ndaj procesit të in- tegrimit. Nëse protestat do të jenë në standardet demokratik­e, do të jenë në përputhje me liritë mbi të cilat është e mbështetur liria europiane, kjo protestë apo edhe të tjera që do të zhvillohen nuk do të pengojnë çeljen e negociatav­e. Ajo është një etapë e ndërmjetme drejt integrimit europian, e cila nuk presupozon që u shuajt pakënaqësi­a ndaj qeverisë në një vend që aspiron drejt BE- së", thekson ish- ministri i PD- së.

 ??  ?? Besnik Mustafaj në “News 24”
Besnik Mustafaj në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania