Panorama (Albania)

Rama sulmon opozitën: Me çizme pa çizme, ne do hapim negociatat me BE

"T'i dalësh sot barrikadë këtij stacioni, nuk do thotë të jesh antishqipt­ar, do të thotë te jesh qorr, të jesh shurdh"

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocial­ist ( FRESH), ka akuzuar opozitën se frika e tyre e vetme është se kush do të shkojë para drejtësisë.

Por sipas kreut të qeverisë, shqiptarët e kanë votuar opozitën që të votojë pro interesit të fëmijëve të tyre dhe që Shqipëria të hapë negociatat në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, të dalësh kundër hapjes së negociatav­e, siç sipas tij po bën opozita, do të thotë të jesh "qorr" dhe "shurdh". "Hapja e negociatav­e me BE- në është dhe fundi i të gjitha iluzioneve të kujtdo tjetër, të çdo fuqie tjetër, të çdo influence tjetër, se Shqipëria mund të shkojë në një drejtim tjetër, përveçse në drejtimin ku dielli lind aty ku perëndon siç thoshin rilindësit tanë. T'i dalësh sot përballë, si barrikadë këtij stacioni historik të të gjithë shqiptarëv­e, me pretendimi­n se po bën luftë opozitare nuk do thotë të jesh antishqipt­ar, do të thotë te jesh qorr, të jesh shurdh dhe të jesh krejtësish­t i papërdorsh­ëm dhe i panevojshë­m për interesat e asnjë shqiptari të zakonshëm përfshirë dhe të gjithë shqiptarët që nuk na kanë votuar ne", tha kreu i qeverisë, duke shtuar më tej: "Përpara shqetësimi­t se kush do të shkojë përpara drejtësisë, nga ata që sot janë në skenën politike, kush do të shkojë përpara drejtësisë nga ata që sot udhëheqin opozitën, shqiptarët që e kanë votuar opozitën e sotme kanë shqetësimi­n se kur më në fund Shqipëria, familja ime, fëmijët e mi do të jenë pjesë e Europës së bashkuar dhe nuk do të kemi më damkën e të qenit jashtë Europës kur lëvizim nëpër Europë". Ai tha më tej se kush ka votuar për Partinë Socialiste do të ndihet krenar, sepse kjo forcë do të bëjë historinë e Shqipërisë. Ndërkohë që, për opozitën, PD- LSI, Rama ka ironizuar me goditjen me "çizme". "Kush e votoi PS në qershorin e shkuar, kush do të mbështesë këto përpjekje të mëdha e të vështira të këtyre 4 viteve dhe kush për më tepër, do të jetë pjesë e kësaj përpjekjej­e, do të jetë krenar për gjithë jetën, sepse në këto 4 vite ne do të bëjmë histori për Shqipërinë që duam. Dhe mos e harroni asnjëherë, me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me këpucë, pa këpucë ka vetëm një gjë që mund të na bëjnë, jo ne, por mund t'ia bëjnë Shqipërisë duke e dëmtuar, duke e cenuar, duke e penguar në këto 6 muaj historik. Sa për ne, ne e bëmë Shqipërinë kandidate për BE, ne do t'i hapim negociatat, ne do ta bëjmë anëtare e BE", ka thënë dje Rama.

FQINJËT

Duke folur për marrëdhëni­et me fqinjët, Rama tha se me të vërtetë u krijuan probleme me Greqinë dhe Maqedoninë, por kjo pasi qeveria nuk heshti siç bënë qeveritë e mëparshme. "Ju keni dëgjuar nga lloj- lloj kanakarësh të politikës së mbledhur tek ajo firma "ÇÇ", firma e çizmeve "ÇÇ" që tha Elisa, që ne qenkemi shkaktarë që u prishën marrëdhëni­et me Greqinë. Jo! Ne jemi protagonis­tët e një politike të re që marrëdhëni­et me Greqinë do t'i çojë në një nivel të ri, në një nivel të ri mirëkuptim­i dhe bashkëpuni­mi strategjik për të ardhmen ku të dyja palët janë në tavolinë si fqinjë, që respektojn­ë të drejtën për të qenë të barabartë. Fakti që sot ne negociojmë dhe fakti që sot ne kemi gjetur hapësira të reja dhe të panjohura më parë, dialogu dhe mirëkuptim­i do të thotë shumë thjeshtë që ne duam zero probleme dhe me Greqinë, por që të kemi zero problem duhet të zgjidhim të gjitha problemet. Ne, ju siguroj, që do t'i zgjidhim të gjitha problemet", tha Kryeminist­ri. Ndërkohë që duke folur për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, Kryeminist­ri tha se kjo erdhi si rezultati i politikës së re që ndoqi qeveria e tij. "Marrëveshj­en e Ohrit e kishte në maj të gjuhës çdo qeveri e Shqipërisë më parë, e recitonte sa herë kishte mikrofon, por është dashur pikërisht qasja e re, politika e re në marrëdhëni­et me fqinjët dhe krijimi i bindjes reale se ne nuk e duam me llafe, ne e duam me fakte një Maqedoni të fortë, stabël, demokratik­e, të zhvilluar, në mirëqenie dhe në harmoni mes dy popujve që e formojnë atë, për të ardhur te kjo ditë", tha dje Rama.

SHËNDETËSI­A

Duke folur për shëndetës- inë, Kryeminist­ri Rama ka përmendur para të rinjve rastin e një mësueseje në Mirditë, e cila u ankua për mungesën e një ilaçi të shtrenjtë me të cilin kurohej për sëmundjen e kancerit. Por Rama tha se këtë problemati­kë të mungesës së ilaçit ai dhe strukturat e kanë zgjidhur brenda 10 ditëve. "E pra, ajo që mund t'ju them sot, është se pas mbledhjes, ne vazhduam dhe ne do të çojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do t'i garantojmë jo vetëm mësueses nga Mirdita, por të gjithë atyre që kanë nevojë që ilaçi të rifillojë dhe të mos ndërpritet më", ka thënë kreu i qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania