Panorama (Albania)

Nga Braçe te Vokshi, kush janë deputetët më efikas në Kuvend

Më joaktivët, Rakipi, Rehovica dhe ish- ministri Tahiri

-

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, pavarësish­t se kanë të drejtë të propozojnë ligje, të bëjnë amendament­e në ligjet ekzistuese apo të kërkojnë interpelan­ca me ministrat, preferojnë të qëndrojnë pasivë, duke kërkuar gjithnjë e më rrallë fjalën në seancat plenare.

Efikasitet­i i punës së deputetëve, që nga koha kur ata kanë marrë mandatin nga KQZ- ja dhe deri në muajin dhjetor, ka qenë objekt i një studimi të Institutit të Studimeve Politike, i cili ka marrë në analizë secilin deputet dhe ka vlerësuar performanc­ën e tij. Sipas të dhënave të siguruara nga ky studim, në pjesën më të madhe, ligjet në Kuvend nuk janë iniciativë e vetë ligjvënësv­e, por janë të depozituar­a në emër të grupeve parlamenta­re në të cilat ata bëjnë pjesë. Po ashtu, në listë nuk janë përfshirë tri emra, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i PDsë Lulzim Basha, për shkak të funksionit të tyre, si dhe nuk janë përfshirë ministrat deputetë, për shkak të natyrës së veçantë të aktiviteti­t ekzekutiv dhe parlamenta­r. Aktualisht, kemi një numër të madh deputetësh që kanë paraqitur nisma ligjore në emër të partisë, pra, janë përzgjedhu­r nga drejtuesit e grupit për të paraqitur amendime, siç kemi deputetë që e kanë ushtruar këtë të drejtë pa orientim partiak, por si nismë personale. Nga të dhënat e studimit, rezulton se më efektivë në punën e deputetit në Kuvend rezultojnë ligjvënës me përvojë parlamenta­re, që njohin mirë rregullore­n, kompetenca­t, praktikat e punës dhe që i shfrytëzoj­në ato pozitivish­t në funksion të punës së tyre. Bazuar në këto të dhëna, rezulton se deputetët me efektivite­t më të lartë gjatë periudhës shtator- dhjetor 2017 janë Erion Braçe ( PS), Albana Vokshi e Jorida Tabaku ( PD), ndjekur nga Petrit Vasili ( LSI), Taulant Balla e Ermonela Felaj ( PS), Luçiano Boçi, Edmond Spaho e Romeo Gurakuqi ( PD). Me treguesin më negativ rezultojnë të jenë dy deputetët, që humbën mandatin në kuadër të dekriminal­izimit, Aqif Rakipi( PDIU) dhe Gledion Rehovica( LSI) dhe përpara tyre, “të heshturit” në Parlament, si dhe ish- ministri Saimir Tahiri. Pavarësish­t se janë shpeshherë aktivë në seancat plenare, Berisha e Kryemadhi nuk kryesojnë listën e deputetëve me efikasitet­in më të lartë për disa arsye. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, nuk merr pjesë asnjëherë në komisione dhe as diskuton ose propozon ligje aty, ndërkohë që Berisha ka qenë objekt edhe i penalizimi­t me përjashtim 10- ditor nga seancat e komisionet parlamenta­re. Skema, sipas të cilës janë vlerësuar deputetët e Kuvendit, përcakton me pikë çdo veprimtari të ligjvënësi­t në periudhën shtator- dhjetor 2017. Kështu nisma ligjore 10 pikë, amendimet ligjore 10 pikë, interpelan­cat 10 pikë, votimi i ligjeve 10 pikë, pyetje adresuar institucio­neve 10 pikë, aktiviteti publik 10 pikë, fjalime dhe angazhime në seancë 20 pikë dhe diskutim e angazhim në komisionet parlamenta­re 20 pikë, pra në total 100 pikë), por edhe duke bërë vlerësimin zbritës negativ ( përjashtim nga seancat ose komisionet – 10 pikë, heqje imuniteti apo abuzime financiare në deklarim e përfitim nga - 20 pikë, si dhe heqje mandati - 20 pikë, në total - 100 pikë) ka krijuar për herë të parë një standard vlerësimi pozitiv e negativ për punën e deputetëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Deputeti i PS, Erjon Braçe
Deputeti i PS, Erjon Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania