Panorama (Albania)

Ligji, vetëm dy parti certifikua­n kandidatët

PD e PS nuk iu drejtuan Autoriteti­t për Hapjen e Dosjeve

-

Vetëm dy parti politike patën “kurajën” në zgjedhjet e 25 qershorit që të kërkojnë verifikimi­n e figurave të kandidatëv­e për deputet, nëse personat që ata kanë propozuar, kanë qenë apo jo ish- bashkëpunë­torë të Sigurimit të Shtetit në kohën e regjimit komunist. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin ka certifikua­r para zgjedhjeve të 143 kandidatët për deputetë dhe ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ka qenë pjesë e institucio­neve të shërbimeve të sigurimit të shtetit. PDIU fitoi pas zgjedhjeve 3 mandate deputetësh, dy në Elbasan dhe një në qarkun e Dibrës. Me siglën e PDIU- së i zgjodh fillimisht si deputet në Elbasan, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça. Por dy deputetët nuk kanë më mandat. Rakipit iu hoq mandati nga KQZ- ja, pasi kishte fshehur një vepër penale në shtetin italian, ndërsa Bujar Muça dha dorëheqje vullnetari­sht. Por duke qenë se PDIU i verifikoi të gjithë anëtarët, edhe ata që do të marrin mandatin kanë certifikat­ën e pastërtisë së figurës nga Autoriteti i Dosjeve. Deputetët e rinj në Elbasan janë, Elena Xhina dhe Dritan Bici, i cili do të marrë sot mandatin, zyrtarisht nga KQZ- ja. Ndërsa deputetja tjetër e PDIU- së, Reme Lala, është verifikuar dhe certifikua­r nga Autoriteti i Dosjeve që në kohën e fushatës. Partia e dytë që guxoi të veri- fikojë kandidatët ishte Partia e Bilal Kolës, Aleanca Popullore për Drejtësi. Kësaj partie iu verifikuan 141 kandidatë për deputet, por asnjëri prej tyre nuk fitoi mandat deputeti. Por si mund të bëhet verifikimi? Çdo parti apo çdo deputet ka të drejtë të kërkojë pranë Autoriteti­t të Dosjeve që t’i nënshtrohe­t me dëshirë verifikimi­t të pastërtisë së figurës. Sipas Nenit 30, të ligjit të “Hapjes së Dosjeve” thuhet se: “Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet, sipas pikave 2 dhe 3, të nenit 29, të këtij ligji, çdo kërkese të paraqitur nga kandidatët për deputetë në Kuvendin e Sh- qipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencë­n për ta të informacio­neve në dokumente të ishSigurim­it të Shtetit, kur kjo kërkohet prej tyre për qëllime të transparen­cës së figurës, gjatë fushatave elektorale”. Verifikimi i Autoriteti­t të Dosjeve konsiston në zbulimin nëse kërkuesi, në këtë rast, rezulton të ketë qenë ose jo: “a) anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithsh­ëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjiths- hme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim Internimev­e, hetues, prokuror, gjyqtar në procese posaçme politike, apo punonjës i nivelit të lartë i ish- Sigurimit të Shtetit; b) bashkëpunë­tor aktiv i ish- Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktime­ve të këtij ligji, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në proceset të posaçme, pas mbushjes së moshës 18 vjeç; c) persona me të dhëna nga ish- Sigurimi i Shtetit për spiunazh dhe terrorizëm””, thuhet ne ligjin e Autoriteti­t të Dosjeve.

 ??  ?? Shpëtim Idrizi, Kryetar i PDIU
Shpëtim Idrizi, Kryetar i PDIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania