Panorama (Albania)

I plagosuri dhe e dashura e viktimës, dëshmitarë kyç

-

Dy dëshmitarë­t kyç të atentatit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32vjeçari Emiljano Boçi, janë e dashura e tij, që ndodhej në sediljen e parë të mjetit dhe shoku që mbeti i plagosur, Melvi Disha. Ky i fundit, sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka një plagë arme zjarri në shpatull dhe ka marrë mjekim mbrëmjen e djeshme. Para urgjencës së Spitalit të Traumës ndodheshin mbrëmë dhjetëra forca policie, me uniformë e civilë, të cilët kanë qëndruar aty deri në orët e vona. Ndërsa automjeti tip “Range Rover”, ngjyrë e bardhë me targa gjermane, në pronësi të viktimës, ka qenë i parkuar para Spitalit të Traumës dhe i rrethuar me shiritin e verdhë të Policisë, pasi do të ekzaminohe­t për prova materiale nga ekspertët kriminalis­të. Nga ana tjetër, në ambientet e spitalit kanë shkuar edhe oficerët e grupit hetimor, për të marrë dëshminë e Melvi Dishës dhe të të dashurës së viktimës. Megjithatë, nga deklarimet paraprake, që ata kanë dhënë para oficerëve të Policisë, nuk është arritur të ndërtohet një profil i mundshëm i autorit. Kjo për arsye se ata kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë. Madje as nuk kanë dëgjuar krisma arme vetëm. Ndërsa kanë sqaruar se janë qëlluar nga pas, duke mos pasur mundësi që të shikonin autorin apo autorët. Burimet thanë se dy dëshmitarë­ve do u merret një deklarim më i hollësishë­m paraditen e sotme, pasi të dy kanë qenë në gjendje të rënduar psikologji­ke. Sa i përket konfliktev­e të mundshme të viktimës, apo nëse kanë pasur dijeni për ndonjë problem me persona konkretë, që ai mund të ketë pasur, dy dëshmitarë­t janë shprehur se nuk dinë asgjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania