Panorama (Albania)

Atentati në Shkodër, hetimi tek e kaluara e biznesmeni­t

Ngjarja me 8 të plagosur, mund të cilësohet si akt terrorist

-

Atentati ndaj biznesmeni­t Lulzim Kulla në Shkodër ka mbetur ende pa autor, ndërsa pamjet e kamerave përreth vendit ku ndodhi shpërthimi, kanë fiksuar të gjithë ngjarjen.

Rreth 20 persona janë shoqëruar në Polici, por ende nuk ka autorë të arrestuar për ngjarjen, e cila mund të cilësohet edhe si një akt terrorist duke qenë se janë 8 persona të plagosur, mes të cilëve, tre në gjendje të rëndë. Shitësit përballë vendit ku ndodhi shpërthimi tregojnë momentet e tmerrit.

“Kam qenë duke shitur këtu si çdo ditë kur dëgjova shpërthimi­n e fuqishëm. Ka qenë një zhurmë shumë e madhe, nuk kisha dëgjuar asnjëherë shpërthim aq të fuqishëm. Pastaj u bë një rrëmujë e madhe, pashë njerëz që vraponin gjithandej, të plagosur e kështu me radhë derisa erdhi Policia. Ka qenë ora 10: 30 kur ndodhi ngjarja. Në atë moment kishte shumë njerëz, sepse kjo është një zonë e populluar. Shumë njerëz normalisht u trembën nga ajo që ndodhi. Këtu në këtë vend nuk po kemi fare siguri. Ne jemi këtu në rrugë dhe nuk jemi të sigurt për asgjë. Shteti nuk të mbron, ky nuk është shtet. Duhet të ketë më shumë siguri. Unë nuk kam parë ndonjë person të dyshimtë, sepse këtu ka shumë lëvizje”, shprehet Fadil Isaja, shitës përballë vendit ku ndodhi shpërthimi me tritol. Ndërkaq, një tjetër dëshmitar i ngjarjes shprehet se ka përjetuar momente paniku nga shpërthimi i fortë.

“Isha në punë këtu te tregu kur ka ndodhur ai shpërthimi i fuqishëm. Shumë, shumë keq. Ashtu siç isha ndenjur, rashë në tokë dhe fuqia e shpërthimi­t më spostoi pak metra. Në ato çaste kam qenë i tmerruar totalisht. Shumë njerëz të tjerë, që qëlluan këtu, u terrorizua­n dhe nuk ishin në gjendje për asgjë. Kam parë shumë vetë duke vrapuar, sepse ende s’po kuptonin se çfarë po ndodhte. Pas shpërthimi­t, Policia më ka marrë për të dhënë dëshmi. Unë nuk mbaj mend asgjë, sepse isha i tmerruar në ato çaste. Vetëm kam dëgjuar shpërthimi­n. S’kam parë persona të dyshimtë, sepse ka shumë njerëz që kalojnë. Nuk e di si e kanë bërë në atë orar atë ngjarje kur ka shumë lëvizje. Kjo ngjarje tregon edhe njëherë se ne s’kemi asnjë lloj sigurie, shteti nuk na ofron siguri”, thotë Hamid Bushi, tregtari që u ndodh vetëm 30 metër larg shpërthimi­t.

Sipas burimeve, hetimet për atentatin ndaj Lulzim Kullës lidhen me të kaluarën e tij duke qenë se është përfshirë në disa ngjarje. Një pistë tjetër, sipas burimeve, mund të jetë influenca për biznese në Shkodër. Grupi i hetimit e ka të vështirë ta zbardhë ngjarjen për shkak se ka qenë e mirëmendua­r dhe e realizuar nga profesioni­stë në një mënyrë të sofistikua­r. Fillimisht është vënë motoçiklet­a në vendin ku ndodhej fouristrad­a e Lulzim Kullës. Sapo Kulla ka tentuar të hipë në të, ka ndodhur shpërthimi i telekomand­uar përmes një moto bombe që ndodhej e montuar pikërisht tek motoçiklet­a. Një ditë pas ngjarjes shitësit e dyqaneve kanë nisur të pastrojnë vendin nga dëmet e shkaktuara në mënyrë që t’i rikthehen normalitet­it, ndërsa kanë frikë të flasin dhe të tregojnë se si ndodhi ngjarja një ditë më parë. Lulzim Kulla, objekt i atentatit dhe dy shtetasit e tjerë vazhdojnë që të jenë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa janë transpor-

Isha në punë këtu te tregu kur ka ndodhur ai shpërthimi i fuqishëm. Shumë, shumë keq. Ashtu siç isha ndenjur, rashë në tokë dhe fuqia e shpërthimi­t më spostoi pak metra. Në ato çaste kam qenë i tmerruar totalisht. Shumë njerëz të tjerë, që qëlluan këtu, u terrorizua­n dhe nuk ishin në gjendje për asgjë

tuar nga Shkodra drejt Tiranës. Shpërthimi me tritol tronditi të gjithë lagjen Rus, ndërsa është dëgjuar pothuajse kudo në pjesët e tjera të qytetit të Shkodrës. Kjo është një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në kohët e fundit në Shkodër.

 ??  ?? Dëshmitari Hamid Bushi duke treguar ngjarjen
Dëshmitari Hamid Bushi duke treguar ngjarjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania