Panorama (Albania)

E kaluara e Lulzim Kullës, i dyshuar edhe për vrasje

-

Lulzim Kulla, vitet e fundit, kishte lënë përfshirje­n e tij në mënyrë direkte në ngjarje kriminale dhe i është kthyer botës së biznesit. Emri i tij do të dilte në pah pas vitit 1997, kur edhe pse në moshë të re u kthye në një person të rrezikshëm. Ai vendosi diktatin e tij te tregtarët e lagjes Rus në Shkodër duke detyruar disa prej tyre që t’i mbyllnin bizneset ose edhe të largoheshi­n nga Shkodra. Këtë arriti ta bënte me dhunë dhe forcë dhe për shumë vite mbajti nën kontroll atë zonë duke pasur mbështetje edhe nga grupe të tjera kriminale në ato vite. Tregtarët ishin të detyruar që të bindeshin ose në të kundërt e pësonin keq. Një tregtar gazi që shiste me pakicë, Edi Muça, përfundoi i vdekur. Dyshimet për këtë ngjarje kanë qenë për Lulzim Kullën, por nuk u arrit të faktohej. Pak kohë më pas, dy kushërinj të tregtarit të gazit, Alban Alivoda dhe babai i tij, mbetën të vrarë dhe sërish dyshimet ishin për Lulzim Kullën, por sërish pa pasur prova. Sipas burimeve, pas një konflikti, i vrarë ka mbetur edhe burri i motrës i Lulzim Kullës. Këto ngjarje ndodhen përpara vitit 2000. Konfliktet dhe gjobat kanë vijuar edhe më pas, derisa objekti i atentatit në Shkodër, Lulzim Kulla arriti që të bënte mjaftueshë­m para dhe t’i futej botës së biznesit duke u shkëputur nga ngjarjet kriminale. Në vitin 2016 u dyshua si autor i 10 mijë rrënjëve cannabis sativa në Dukagjin, por pas 6 muajsh u lirua për shkak të mungesës së provave. Atentati ndaj tij mbetet një mister ndërsa dyshimet më të forta janë një hakmarrje ose ndaj ngjarjeve për të kaluarën ose influencës për biznese. Të fortët në Shkodër, tashmë luftën e kanë për biznese ndërsa eliminimin e njëritjetr­it e bëjnë me mënyrë të sofistikua­r, siç është shpërthimi me tritol i telekomand­uar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania