Panorama (Albania)

Librazhd, 18- vjeçarja tenton vetëvrasje­n me 19 paracetamo­l

-

LIBRAZHD- MALIQ- Një 18- vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke konsumuar një grusht me medikament­e, ndërsa një 65- vjeçar u gjet pa jetë në një rezervuar, ku Policia ka dyshime se është vetëflijua­r. Ngjarja ku u përfshi vajza 18 vjeçe, ndodhi në fshatin Bardhaj, në rrethin e Librazhdit, e cila ka tentuar që t'i japë fund jetës duke pirë disa medikament­e njëherësh. Sipas informacio­neve nga Policia, e reja ka pirë 19 kokrra paracetamo­lë, por fatmirësis­ht është pikasur në kohë nga familjarët e saj dhe është nën kujdesin e mjekëve. "Më datë 13.01.2018 në fshatin Bardhaj, në banesë shtetësja A. B, 18 vjeçe, ka pirë 19 kokrra parac- etamolë, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim", thuhej në komunikatë­n e Policisë. Ndërkaq, grupi i hetimit ka nisur punën për të zbardhur motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Janë marrë në pyetje familjarët, të cilët sipas të dhënave kanë mohuar të kenë dijeni për ndonjë shkak të mundshëm që e ka shtyrë të renë të tentonte vetëvrasje­n. Policia nuk përjashton dyshimin e ndonjë zhgënjimi nga ana e të resë. Një tjetër ngjarje, por me pasojë vdekjen, është shënuar në Maliq. Policia bëri të ditur se është njoftuar se në rezervuari­n e fshatit Bletas ( Bratomirë), është gjetur i mbytur shtetasi G. M, rreth 65 vjeç, banues në Podgorie- Maliq. Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga deklarimet e marra familjarëv­e, rezultoi se ai vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje pa lënë informacio­n mbi vendndodhj­en e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania