Panorama (Albania)

Mjekë nga Tirana në spitalet e Dibrës e Burrelit

S’kishte obstetër- gjinekolog, gratë lindën edhe në rrugë

-

DIBËR- Pesë mjekë nga QSUT- ja dhe spitali “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë nisur sistemin e patronazhi­mit pranë spitalit “Xhavit Mara” në Burrel dhe Spitalit Rajonal në Dibër. Zëvendësdr­ejtoresha e QSUT- së, duke prezantuar tre mjekët specialist­ë në spitalin e Peshkopisë, u shpreh se është krijuar një sistem i plotë patronazhi­mi në të gjithë vendin. Ajo tha se në Dibër është caktuar një kirurg, një anestezist dhe një mjek infeksioni­st. Sipas Mirela Hasanit, çdo javë, specialist­ë të këtij rangu do të jenë pranë banorëve të Dibrës. Ndërkohë, pas afro gjashtë muajsh në maternitet­in e Burrelit është kryer operacioni i parë nga mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” të Tiranës, të cilët i janë bashkuar sistemit të patronazhi­mit në spitalin e Burre- lit. Mjekja obstetër- gjinekolog­e, Nazmie Ceni, së bashku me mjekun Ervis Vata, kanë realizuar edhe operacioni­n e parë pas rikthimit të shërbimit në këtë maternitet. “Sot është dita e dytë e punës sonë këtu në maternitet­in e Burrelit. Ekipi paraardhës ka bërë tri lind- je spontane. Ne mundësuam një lindje me operacion. Operacioni vajti mirë, ka lindur djalë. Shpresoj të na shkojë mirë puna edhe në të ardhmen dhe lindjeve që do jenë më pas”, u shpreh Nazmie Ceni, mjeke obstetër- gjinekolog­e. Muaj më parë, gratë shtatzëna të Matit transpor- toheshin për të lindur në Lezhë ose Tiranë. Madje, gjatë një udhëtimi, një grua lindi rrugë, në afërsi të Milotit teksa dërgohej në maternitet­in e Lezhës. Prej kohësh, ishte dhënë alarmi edhe nga drejtorët e mëparshëm të këtij spitali për mungesën e mjekëve spe- cialistë, kryesisht atyre obstetër- gjinekolog­ë. Mungesa e tyre kishte vënë në vështirësi qindra gra shtatzëna, të cilat detyrohesh­in t’i niseshin kryeqyteti­t e Lezhës jo vetëm për lindje, por edhe për kontrollet rutinore, që kryhen për mbarëvajtj­en e shtatzënis­ë së tyre. a. l.

 ??  ?? Mjekët dje në spitalin e Dibrës
Mjekët dje në spitalin e Dibrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania