Panorama (Albania)

SI DO TË NDAHEN GRUPET E FORCËS KUFITARE

-

Koalicioni pranoi se rreth 230 individë ishin aktualisht duke u trajnuar në grupin e parë. “Janë bërë përpjekje për të siguruar që individët të shërbejnë në zonat afër shtëpive të tyre. Prandaj, përbërja etnike e forcës do të jetë e lidhur me zonat, në të cilat ata shërbejnë. Më shumë kurdë do të shërbejnë në zonat në veri të Sirisë. Më shumë arabë do të shërbejnë në zonat përgjatë luginës së lumit Eufrat dhe përgjatë kufirit me Irakun në jug”, njoftoi Zyra e Çështjeve Publike të koalicioni­t. YPG- së. Baza e forcës së re është në thelb një riorganizi­m përafërsis­ht i 15,000 anëtarëve për një mision të ri në Forcën e Sigurisë Kufitare. Forca do të vendoset përgjatë kufirit me Turqinë në veri, kufirit të Irakut në juglindje dhe përgjatë luginës së lumit Eufrat, i cili gjerësisht vepron si lin- ja ndarëse mes FSK- s e mbështetur nga SHBA- ja dhe forcave qeveritare siriane të mbështetur­a nga Irani dhe Rusia. Mbështetja e SHBA- së për FSK- në, ka tendosur edhe më tej lidhjen me aleatin e SHBA- së në NATO, Turqinë, e cila e konsideron YPG- në si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistani­t ( PKK), një grup rebel që prej tre dekadash organizon sulme në Turqi dhe konsideroh­et një grup terrorist nga Bashkimi Europian, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin, tha se Uashington­i po hedh hapa shqetësues për të legjitimua­r këtë organizatë dhe për ta bërë atë të qëndrueshm­e në rajon. “Nuk është absolutish­t e mundur që kjo të pranohet. Turqia do të vazhdojë luftën e saj kundër çdo organizate terroriste pavarësish­t nga emri dhe forma e saj brenda dhe jashtë kufijve”, shtoi ai. Grupet kryesore kurde të Sirisë janë shfaqur si një nga fituesit e paktë të luftës siriane dhe po punojnë për të forcuar autonominë e tyre mbi pjesë të mëdha të Sirisë veriore. Uashington­i i kundërshto­n planet e autonomisë, edhe pse e ka mbështetur luftën e partnerit kryesor të koalicioni­t të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS- it në Siri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania