Panorama (Albania)

Bllokimi i Gjykatës Speciale debatohet të mërkurën në Kosovë

-

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale rikthehet të mërkurën në rend dite në Kuvendin e Kosovës. Në këtë mbledhje, pritet të vendoset nëse do të procedohet projektlig­ji për shfuqizimi­n e ligjit për Dhomat e Specializu­ara dhe Zyrën e Prokurorit Special. Deri tani, nga lista e 43 deputetëve, nënshkrues të iniciativë­s, vetëm dy prej tyre janë tërhequr, një i AKR- së dhe një i Nismës. Përpjekjet për të bllokuar gjykatën speciale janë dënuar shumë nga ndërkombët­arët. BE- ja dhe SHBA- ja kanë paralajmër­uar se marrëdhëni­et e Kosovës nuk do të jenë më të njëjtat me ta, nëse vendoset të bllokohet Gjykata Speciale, e kërkuar nga ndërkombët­arët për të gjykuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, një vendim që duket se do të prekë edhe shumë politikanë të Kosovës, të cilët janë ngjitur në majë të jetës politike dhe ekonomike në Kosovë pasi kanë dalë nga UÇK- ja. Shefi i Grupit Parlamenta­r të PDK- së, Memli Krasniqi, nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje. Edhe pse përkundër deklaratav­e të liderit të kësaj partie, Kadri Veseli, i cili i premtoi ambasadori­t amerikan në Kosovë se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhej, megjithëse më parë ai e kishte përkrahur këtë vendim, deputetët janë të pavendosur. AAK- ja e kryeminist­rit Ramush Haradinaj, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë, me gjithë kritikat e shumta për këtë të zyrtarëve ndërkombët­arë e përfaqësue­sve diplomatik­ë në Prishtinë. Deputetë të kësaj partie janë shprehur se nuk do të tërhiqen deri kur këtë hap ta hedhin nismëtarët e këtij projektlig­ji. Ndërsa, deputetët e minoritete­ve që dhanë nënshkrime­t e tyre për të shfuqizuar Specialen, thonë se vendimi i tyre do të jetë i njëjtë me partnerët e koalicioni­t qeverisës. Deri tani, Vetëvendos­je dhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës, janë shprehur kundër nismës për ta shfuqizuar ligjin për Dhomat e Specializu­ara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializu­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania