Panorama (Albania)

Rroga te Napoli, Hysaj merr 458 euro për çdo minutë...

Pagat janë dyfishuar, në 2013- n ishin 45 mln

-

Nëse do të bënim një renditje të minutave të luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticio­net, ku Napoli ka marrë pjesë, sigurisht që Elseid Hysaj do të ishte në podium.

Mbrojtësi shkodran është një nga elementët më të rëndësishë­m të formacioni­t të Sarrit duke mbuluar si krahun e djathtë, ashtu edhe atë të majtin pas dëmtimit të Ghulamit. Por, në klasifikim­in që ka bërë "Corriere Dello Sport" për pagat e futbollist­ëve të Napolit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka ndonjë vend nderi. Pavarësish­t se paga e tij vjetore i kalon 1 milion eurot, shkodrani renditet i 20- ti duke ndarë vendin me mesfushori­n Diavarra dhe mbrojtësin Maxho. Ekkaktësis­ht, numri 23 i Napolit përfiton 1.1 milionë euro në sezon, pagë e cila thuajse u dyfishua pas rinovimit të kontratës. Rroga nuk është e ulët, por në krahasim me aktivizimi­n dhe minutat e luajtura, sigurisht që mund të ishte më e lartë. Megjithatë, shkodrani po e fiton vit pas viti rolin e tij të rëndësishë­m në ekipin e Napolit dhe rroga e tij mund të pësojë rritje në sezonet e ardhshme. Lojtari më i paguar në skuadrën napolitane është Lorenco Insinje, i cili paguhet 4,5 milionë euro dhe ndiqet nga Hamshik e Mertens me nga 4 milionë. Lojtari më pak i paguar është Leandrinju­o dhe Mashash, të cilët përfitojnë nga 300 mijë dhe 400 mijë euro.

458 euro për minutë- Në total, deri tani ka arritur të luajë 2402 minuta në të gjitha kompeticio­net me skuadrën e Napolit dhe me një llogaritje të thjeshtë, kuptohet që ai përfiton 458 euro për çdo minutë që luan në fushën e lojës.

Rritja- Ndryshe nga një sezon më parë, Hysaj përfiton dyfishin e rrogës. Një rritje që ka ndodhur për të gjithë lojtarët. Presidenti Aurelio De Laurentis kuptoi që për të arritur te titulli kampion në Itali, duhet të motivonte skuadrën edhe me rroga të larta. Shitja e Higuainit forcoi ndjeshëm ekonominë e Napolit dhe rrogat në total arritën shifrën e 100 milionë eurove. Në vitin 2013, lojtarët e Napolit të gjithë bashkë merrnin 45 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania