Panorama (Albania)

Perez kërkon Nejmarin, ofron Ronaldon plus parà

-

Në futbollin e sotëm, asgjë nuk është e pamundur dhe këtë e konfirmoi edhe largimi i Nejmarit nga Barcelona. Më shumë sesa për 222 milionë eurot e klauzolës, ishte fakti që braziliani hoqi dorë nga mundësia për të luajtur me Lionel Mesin, për të qenë lideri i padiskutue­shëm në Paris, por çmenduritë, ndoshta nuk kanë përfunduar ende. Ajo e radhës mund t'i përkasë merkatos së verës sepse nga Spanja, zërat e fundit që shohin presidenti­n e Realit të Madridit, Florentino Perezin, të "dashuruar" me Nejmarin, po marrin çdo ditë e më shumë konfirmime. Madje, "bombës" pritet t'i hiqet vetëm siguresa që të shpërthejë sepse thashethem­et e fundit flasin për diçka që deri një muaj më parë, dukej e pamenduar. Florentino Perez është gati që të heqë dorë nga Kristiano Ronaldo vetëm për të pasur në skuadrën e tij Nejmarin. Madje, çmenduria shkon edhe më tej, sepse numri një i Realit të Madridit është gati që, përveç kartonit të yllit portugez, është gati që t'iu garantojë francezëve edhe një shumë të konsiderue­shme parash për ta mbyllur pa probleme tratativën. Normalisht që nga ana e saj PSG- ja do ta mirëpriste Kristiano Ronaldon, sepse "CR7" është jo vetëm një kampion, por edhe një industri marketingu. Duke lënë mënjanë pagat, që pa dyshim do të jenë stratosfer­ike, nëse ky shkëmbim bëhet, i vetmi "hendikap" lidhet me moshën. Ronaldo do të festojë më 5 shkurt 33 vjetorin, ndërsa Nejmar e ka të gjithë karrierën e tij përpara, duke qenë se në të njëjtën ditë me Kristianon, gjithashtu më 5 shkurt, do të festojë 26- vjetorin. Ky është i vetmi aspekt që mund të ndalojë PSG- në të pranojë ofertën e Perezit: Ronaldon plus parà për Nejmarin... Gjithsesi, diçka më e qartë do të kuptohet më 14 shkurt ( ose më 6 mars), kur Reali i Madridit dhe PSG- ja do të përballen mes tyre për 1/ 8- at e Ligës së Kampioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania