Panorama (Albania)

Liverpuli zbret Sitin nga qielli

Klop i shkakton humbjen e parë në kampionat Guardiolës

- ANDROKLI DRALO

Kampion sigurisht që do të shpallen, por si të pathyeshëm jo: humbja 4- 3 në Liverpul i dorëzon disfatën e parë sezonale në tokën ishullore Mançester Sitit.

Për herë të fundit kishte ndodhur 23 prillin e 2017- ës, kur Arsenali i mposhte 2- 1 në shtesën e gjysmëfina­les së Kupës FA. Rezultati konfirmon që "Anfield" është një stadium i mallkuar për Sitin: nga viti 2003, 11 humbje dhe 4 barazime. Spektakël - Ndeshje e gjallë që nga fillimi deri në fund, kur dy gola të Bernardo Silvës 84' dhe Gyndoanit 91' drodhën të kuqtë, të cilët kryesonin 4- 1 pas golit fantastik të Salahut ( parabolë nga 40 metra me Edersonin që kishte lënë zonën). Një goditje me kokë e Agueros trembi "Anfield" në 94': një minutë më vonë, vërshëllim­a e trefishtë e Marriner, shpërtheu festën e "reds"- ave. Klop e nisi me Kariusin në portë dhe Van Dijkun që përfundoi në tribunë, për shkak të problemeve muskulore. Guardiola lë David Silvën në stol pas problemeve shëndetë- sore të të birit dhe në fushë zbret një tjetër Silvë, Bernardo. Liverpuli e sheh veten në avantazh në 9': një zgjatje e Çembërlein, pasiguri e përgjithsh­me e mbrojtjes së Sitit dhe goditja me të djathtën pas së cilës Ederson reagon vonë. Liverpuli është më i zhdërvjell­ët dhe Siti i bllokuar. Shenjën e parë të jetës e jep në 20': krosim i De Brujnes, por Aguero mbërrin vonë. Në 31' ndryshim në mbrojtjen e Guardiolës: jashtë Delf i dëmtuar në gjurin e djathtë, brenda Danilo. Dhe Siti vuan menjëherë në këtë sektor. Në 38' provon De Brujne, por pret Karius. Prelud i golit, sepse 2 minuta më vonë: slalom i Sanesë mes Gomezit dhe Mat- ipit, e majtë e gjermanit dhe topi ndalet brenda shtyllës së tij. Rinis pjesa e dytë dhe Otamendi godet traversën me kokë: episod që do t'u hapë rrugën pengjeve të Sitit. Liverpuli ndryshon papritur marshin me Edersonin, që bëhet protagonis­t i një dopiopritj­eje ndaj Salahut dhe Çembërlein­it. "Reds"- at në sulm: godet Mane, tjetër ndërhyrje e braziliani­t. Në 59' goli i dytë. Nisje në korridor për Firminon, shtyrje me shpatull në limitet e rregullore­s e sulmuesit ndaj Stonsit, goditje e ëmbël dhe "Anfield" kalon në dëlir. Kalojnë 126 sekonda dhe 3- 1: gabim i mbrojtjes së Sitit, Salah hap për Manenë dhe e majta e senegalezi­t ndalet në trekëndësh. Ekipi i Guardiolës është në gjunjë dhe në 68' Salah realizon kryeveprën e 41. Mund të përfundojë këtu, por Siti tregon karakter dhe Liverpuli, problemet e zakonshme në mbrojtje. Bernardo shkurton, ndërsa Gyndoan rihap gjithçka. Klop tërbohet, por do kalojë edhe një drithërimë të fundit kur Aguero qeth rrjetën e jashtme me goditjen me kokë, edhe pse në pozicion jashtë loje. Përfundon këtu. Siti më në fund mundet. Liverpuli arrin Junajtid e Çelsin në vend të dytë, ndërsa Klop mposht për herë të 5- të Pepin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania