Panorama (Albania)

ME SILENCIATO­R Atentati, ekzekutohe­t në sy të së dashurës

Atentat mafioz në Tiranë, vritet në makinë 32- vjeçari Emiljano Boçi dhe plagoset miku i tij, Melvi Disha. Viktima, emigrant në Gjermani, i dënuar për vrasje

-

Një 32- vjeçar u ekzekutua gjatë një atentati, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij 26 vjeç.

Viktima është Emiljano Boçi, i cili ishte kthyer nga Gjermania prej rreth 3 javësh, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, i cili jeton atje, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime. Ata janë qëlluar sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, nga një person ende i paidentifi­kuar. Burime nga Policia, thanë se në drejtim të makinës, është qëlluar, të paktën, 5 herë me armë zjarri, me silenciato­r. Boçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa transporto­hej drejt Spitalit të Traumës. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por, fatmirësis­ht, ajo i ka shpëtuar plumbave. Vajza që i shpëtoi atentatit ka lajmëruar Policinë, ndërsa vetë është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës, me automjetin e viktimës. Policia tha se Emiljano Boçi ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa miku i tij, Melvi Disha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ATENTATI Emiljano Boçi me të dashurën e tij dhe mikun që i ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një restorant që ndodhet në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një rrugicë në krah të Policisë Bashkiake në Tiranë. Vetëm pak metra larg restoranti­t banon edhe familja e viktimës, në katin e fundit të një pallati. Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 17: 50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover”, të Boçit, që ishte e parkuar aty. Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26vjeçari Melvi Disha. Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifi­kuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Sipas Policisë, në këto rrethana sqarohet se objektivi i atentatit ka qenë Emiljano Boçi. Por duke qenë se shoku i tij, ishte në të njëjtin drejtim me të, në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur edhe ai. Burimet thanë se atentatori dyshohet të ketë qenë duke e pritur Boçin dhe ka studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Në momentin që ka dalë nga lokali, ai ka pritur momentin që të hipte në makinë dhe ka qëlluar.

HETIMI Burime nga grupi hetimor thanë se objektivi i atentatit ka qenë pikërisht personi që humbi jetën, Emiljano Boçi. Sipas Policisë, viktima është person me precedentë penal dhe kishte më pak se dy vite që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “armëmbajtj­e pa leje”. Ngjarja, për të cilën ai ishte deklaruar fajtor, ka ndodhur saktësisht 8 vjet më parë, më 14 janar të vitit 2010, në zonën e “Misto Mames”, në Tiranë. Pas përfundimi­t të dënimit, Boçi kishte jetuar më shumë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani dhe në Holandë. Nisur nga këto rrethana, Policia ka përqendrua­r hetimet në dy pista kryesore. E para lidhet me ngjarjen për të cilën ai është dënuar me 10 vjet burg. Ndërsa pista e dytë ka të bëjë me ndonjë veprimtari të jashtëligj­shme, që ai dyshohet se ka qenë i përfshirë, pas daljes nga burgu. Dyshohet për aktivitet në fushën e narkotikëv­e, kryesisht kokainë, në Holandë, për të cilën ai po verifikohe­j së fundmi nga Policia.

 ??  ?? Makina, ku u qëllua Emiljano Boçi
Makina, ku u qëllua Emiljano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania