Panorama (Albania)

Dosjet e Sigurimit, pesë deputetët që morën certifikat­ën e pastërtisë

EMRAT, LIGJVENESI­T KERKESE VULLNETARE TEK AUTORITETI I DOSJEVE

-

Nga 140 deputetë të Parlamenti­t të Shqipërisë, vetëm 5 ligjvënës kanë “guxuar” të kërkojnë hapjen vullnetare të dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, nëse kanë qenë bashkëpunë­torë apo ata janë spiunuar nga sistemi diktatoria­l.

Nga ligjvënësi­t aktualë të Kuvendit të Shqipërisë, vetëm 4 deputetë janë certifikua­r si të pastër nga Autoriteti Për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, institucio­n që drejtohet nga Gentiana Sula. Bëhet fjalë për deputetët e Partisë Demokratik­e, Valentina Duka, Romeo Gurakuqi dhe Myslym Murrizi. Valentina Duka është verifikuar nga Autoriteti i Dosjeve në kohën që ishte dekane e Fakultetit të Histori- Filologjis­ë. Proces që është finalizuar në kohën që ka marrë mandatin e deputetes së PDsë në Qarkun e Korçës. Ndërkohë që Romeo Gurakuqi është verifikuar pasi ka fituar mandatin e deputetit në Qarkun Shkodër. Gurakuqi dhe deputetët e tjerë kanë bërë kërkesë personale që të bëhet certifikim­i i figurës, nëse në emrin e tij ekziston dosje nga ish- Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunë­tor, apo si i përndjekur nga strukturat e shërbimeve inteligjen­te të kohës. Një tjetër deputet i Partisë Demokratik­e që ka kërkuar që të hapen dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit, është Myslym Murrizi i zgjedhur si ligjvënës me siglën e Partisë Demokratik­e në qytetin e Lushnjës. Ndërsa nga Partia Socialiste rezulton se vetëm një deputet ka shprehur në mënyrë vullnetare kërkesën për t’iu nënshtruar verifikimi­t nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Ai është Sadi Vorpsi, deputeti i Partisë Socialiste, i zgjedhur në Qarkun e Tiranës për herë të parë në legjislatu­rën 2017- 2021. Ndërkohë që po nga Partia Demokratik­e, rezulton se deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, është në proces verifikimi nga Autoriteti i Dosjeve. Këtë fakt e konfirmon për “Panorama”, Skënder Vrioni, përgjegjës i Inspektora­tit të Verifikimi­t të Figurave.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e Autoriteti­t të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula
Kryetarja e Autoriteti­t të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula
 ??  ?? ROMEO GURAKUQI deputet i PD i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës
ROMEO GURAKUQI deputet i PD i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës
 ??  ?? MYSLYM MURRIZI deputet i PD i zgjedhur në Qarkun e Fierit
MYSLYM MURRIZI deputet i PD i zgjedhur në Qarkun e Fierit
 ??  ?? SADI VORPSI deputet i PS i zgjedhur në Qarkun e Tiranës
SADI VORPSI deputet i PS i zgjedhur në Qarkun e Tiranës
 ??  ?? ENEKELEJD ALIBEAJ deputet i PD i zgjedhur në Qarkun e Fierit.
ENEKELEJD ALIBEAJ deputet i PD i zgjedhur në Qarkun e Fierit.
 ??  ?? VALENTINA DUKA deputete e PD e zgjedhur në Qarkun e Korçës.
VALENTINA DUKA deputete e PD e zgjedhur në Qarkun e Korçës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania