Panorama (Albania)

Arsenal i turpshëm, Bornmëth e përmbys për katër minuta

-

Zërat e merkatos mund të kenë turbulluar disi skuadrën, por fakt është që Aleksis Sançez ( edhe Mesut Ozil), ai që duket lojtari më në "ajër" te londinezët, mungoi kundër Bornmëthit, prandaj nga pjesa tjetër e skuadrës pritej më shumë. Por në të vërtetë, ajo që shihej si një sfidë që duhej fituar me çdo kusht, për të mos u shkëputur shumë nga zona e Ligës së Kampioneve, është shndërruar në një makth për Arsenalin në vetëm katër minuta. Transferta e djeshme e djemve të Vengerit shndërrohe­t nga një fitore, në një disfatë të turpshme dhe historike ( Bornmëthi si kishte mundur kurrë) në shifrat 2- 1, ku Uillson dhe Ajbi zhvlerësoj­në avantazhin e Bejerinit. Nëse pjesa e parë ishte një 45- minutësh, ku më shumë sesa dëshira për të fituar mbizotëroi frika për të humbur, në fraksionin e dytë të lojës ndodhi gjithçka. Arsenali doli nga tuneli me një bindje në vetvete, i cili dha shumë shpejt rezultat. Pas vetëm shtatë minutash lojë, Iuobi sheh Bejerinin që shpërthen në shpejtësi në korsinë e djathtë dhe i servir një asist, të cilin anësori spanjoll e dërgon në rrjetë, me të zbritur në mes të zonës. Edhe pse portieri rival e preku topin, godit- ja ishte shumë e fortë për të mënjanuar që sfera të përfundont­e në rrjetë. Por, kush mendonte se Bornmëthi do të dorëzohej, gaboi rëndë, pasi të zotëve të shtëpisë do t'u mjaftojnë katër minuta për të përmbysur gjithçka. Në të 70ën, Frejzër gjen në zonë me një pasim të saktë Uilsonin, që është më i shpejtë se mbrojtësi dhe portieri kundërshta­r, duke i paraprirë dhe tund rrjetën. Barazimi 1- 1 ndez stadiumin dhe skuadrën vendase, e cila pas vetëm katër minutash shijon edhe avantazhin: këtë herë, Uillson fton nga brenda zone Ajbin, që nuk mendohet dy herë dhe e djathta e tij është e pakapshme. Arsenali gjunjëzohe­t, nuk ka më forca për të reaguar dhe në fund pranon humbjen e gjashtë sezonale dhe mbetet në kuotën e 39 pikëve, tetë "hapa" larg zonës Champions.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania