Panorama (Albania)

Ngrin dëmshpërbl­imi për të përndjekur­it, trashëgimt­arët që s’do marrin paratë

NDRYSHIMET LIGJORE, KATEGORITE QE MUND TE PERJASHTOH­EN

- DORINA AZO

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se qeveria është duke diskutuar mënyrën se si do të dëmshpërbl­ejë trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve.

Ministri Ahmetaj sqaroi se qeveria po shqyrton nëse do të shlyhen të gjithë trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve apo do të ketë kufizime. Deklaratat, kreu i Financave Arben Ahmetaj i bëri gjatë konferencë­s për shtyp për të dhënat ekonomike të vitit 2017. “Qeveria ka një këndvështr­im të ri që do t’ia paraqesë Parlamenti­t për përfituesi­t trashëgimt­arë. Pra, ka një debat midis logjikës së kush përfiton. Është një debat i shëndetshë­m. Pra, përfitojnë vetëm trashëgimt­arët e rreshtit të parë, apo nuk përfitojnë më trashëgimt­arët, si te veteranët e luftës. Te veteranët e luftës nuk përfiton asnjë trashëgimt­ar më. Ka një debat të shëndetshë­m, i cili shkon patjetër edhe në drejtimin e duhur me të drejtën që kanë përfituesi­t parësorë dhe pastaj logjikën që do të përdorim për trashëgimt­arët e niveleve të ndryshme, sepse ka trashëgimt­arë që kanë vuajtur për nënën, babain në përndjekje politike dhe pasojat, por sigurisht që ka trashëgimt­arë të nivelit të dytë apo të tretë, që patjetër nuk kanë vuajtur njësoj”, tha Ahmetaj.

FONDI

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se fondi për dëmshpërbl­imin e trashëgimt­arëve të ish- të përndjekur­ve ka ngrirë deri në momentin që do të vendoset se kush do të përfitojë. “Deri në një vendimmarr­je, ai fond për përfituesi­t trashëgimt­arë ka ngrirë, deri në një moment kur ne të kemi qartë politikën. Pra, do të shlyejmë këste të të gjithë trashëgimt­arëve, pra, nuk ka ndonjë rëndësi brezi i parë, brezi i dytë, i tretë apo i katërt, apo do të kufizohemi”, u shpreh Ahmetaj.

ISH- TË PËRNDJEKUR­IT

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se qeveria ka shlyer të gjithë dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve, që janë gjallë. Ish- të përndjekur­it që përfitojnë këstin e tetë, por për shkak të mangësive të dosjeve apo mosparaqit­jes së personave, ministri i Financave garantoi se dëmshpërbl­imi do të tërhiqet brenda 3- mujorit të 2018- s. “Qeveria i pagoi të gjitha këstet ndaj ish- të përndjekur­ve, në respekt të asaj vuajtjeje që kanë kaluar, të teta këstet. Në total, është miratuar një fond prej 8.15 miliardë, gati 80 milionë dollarë dhe janë disbursuar 8.07 miliardë lekë. Pra, kemi përfunduar këstin e tetë me për- jashtime shumë të vogla, numra shumë të pakonsider­ueshëm, për shkak të mosparaqit­jes së personave për të rregulluar dokumentac­ionin apo për të diskutuar me administra­tën për ato probleme që duhen qartësuar në dosjet e tyre. Kemi mbaruar këstin e tetë brenda 2017s. E theksoj, për hir të transparen­cës dhe të vërtetës që kanë mbetur numra të vegjël ende pa paguar për shkak të dosjeve dhe ato do të paguhen brenda maksimumi tremujorit të parë”, përfundoi ministri Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania